Ky shtet merr vendim, u “gjen punë” sorrave

Ndryshe

Ky shtet merr vendim, u “gjen punë” sorrave

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Sorrat po angazhohen për të mbledhur filtrat e cigareve nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë. Si shpërblim marrin pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompani e re në Södertälje, afër Stokholmit.

“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.

Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard filtra cigaresh të përdorura lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave.

Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.

Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e filtrave të cigareve të hedhura në qytet.

Autoritetet lokale janë duke zhvilluar fillimisht një projekt pilot para se ta marrin vendimin për zbatimin e kësaj metode në tërë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat