Elefantët transportojnë materialet zgjedhore në xhunglat e largëta të Kamboxhias

Ndryshe

Elefantët transportojnë materialet zgjedhore në xhunglat e largëta të Kamboxhias

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtarë elektoralë në Kamboxhia filmoheshin sot duke kaluar xhunglën me elefantë, për të çuar materialet zgjedhore në qendrat e votimit të provincës Mondulkiri, e cila nuk mund të arrihet nga rruga automobilistike.

Zgjedhjet e të dielës janë shoqëruar me kritika nga vëzhguesit ndërkombëtarë që thonë se opozita është thuajse eliminuar dhe lideri Hun Sen pritet t’i kalojë lehtësisht pushtetin të birit Hun Manet.

Kamboxhianët budistë kanë ngritur tempuj të vegjël lutjeje e bekimi në pikat e votimit, por kritikët e zgjedhjeve thonë se lideri aktual nuk do të ketë shumë nevojë për ndërhyrje “hyjnore” për të fituar zgjedhjet.

Në një prej shkollave të fshatit Rani Vat Nom punonjësit kanë zhvendosur bankat e vjetëruara për të ngritur stendat e votimit, duke i zbukuruar me temjan të kuq dhe banane të vendosura në tavolina.

Tymi që ngrihet ngadalë në klasa kalon përmes portreteve të familjes mbretërore kamboxhiane dhe imazheve të forteses historike Angor Wat, të vendosura në mure.

“Ne i lutemi shpirtrave për zgjedhje të qeta nesër dhe për lumturi në të ardhmen”, thotë punonjësja zgjedhore Toush Nara teksa rregullon listat e kandidatëve.

Zgjedhjet duken të sigurta për partinë komuniste të liderit Hun Sen teksa opozita kryesore e partisë ‘Drita e Qiririt’ është ndaluar të kandidojë.

Lideri 70-vjeçar ka thënë se do t’i lërë stafetën birit të tij 45-vjeçar Hun Manet, edhe pse pritet të vijoje te ushtrojë pushtet nga prapa skenave.

Rreth 10 milionë kamboxhianë prite të votojnë nesër në zgjedhjet e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat