90 minuta “luftë” me krokodilin, 38 vjeçarja arrin të shpëtojë nga dhëmbët e grabitqarit

Ndryshe

90 minuta “luftë” me krokodilin, 38 vjeçarja arrin të shpëtojë nga dhëmbët e grabitqarit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Pas një beteje me një krokodil për gati 90 minuta, një 38-vjeçare nga Indonezia ia doli të mbijetonte.

Falmira De Jesus po mblidhte ujë nga një përrua i cekët kur zvarraniku e tërhoqi nga këmba, duke u përpjekur ta tërhiqte më thellë në ujë.

Banorët dëgjuan menjëherë thirrjet e saj për ndihmë, të cilët nxituan për ta ndihmuar, ndërsa shumë prej tyre u hodhën në ujë duke u përpjekur ta shpëtonin.

Pas një ore e gjysmë, krokodili më në fund ka nxjerrë nga nofullat gruan, e cila po trajtohet dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat