Pamje, momenti shokues shkakton neveri në rrjet, lopa bie nga kamioni në autostradë

Ndryshe

Pamje, momenti shokues shkakton neveri në rrjet, lopa bie nga kamioni në autostradë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:09
Lopa

Një video ku shfaqet një lopë duke rënë në një autostradë në Britaninë e Madhe ka shkaktuar neveri në rrjet. Në video, lopa mund të shihet duke rënë dhe rrëshqitur në rrugë, duke detyruar shoferët që vijnë nga afër të frenojnë fort dhe të devijojnë për ta shmangur atë.

Kafsha ra pranë kryqëzimit 9 të M6 në veri-perëndim të Britanisë së Madhe, sipas Daily Mail.

Në fakt, policia njoftoi se ka vazhduar mbylljen e autostradës për 1.5 orë, pasi një lopë tjetër është gjetur pak më poshtë, konkretisht në një distancë prej dy miljesh nga ngjarja e regjistruar në video.

Grupi Qendror i Policisë së Autostradave (CMPG) tha se kafshët ishin “të plagosura”, pa specifikuar se sa seriozisht. Kevin Rogers, 52 vjeç, i cili regjistroi videon nga makina e tij, ishte rrugës kur ngjarja ndodhi para tij. “Lopa ra nga fundi i kamionit,” tha ai. Sipas policisë lokale, dy kafshët e lënduara janë dërguar në vend të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat