Mamaja vegane nuk i heq morrat vajzës, s’do të bëhet vrasëse

Ndryshe

Mamaja vegane nuk i heq morrat vajzës, s’do të bëhet vrasëse

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:31
Ajo thotë se vajza 7-vjeçare e fqinjës së saj është plot me morra

Një grua në Australi refuzon të heqë morrat nga koka e vajzës së saj pasi është vegane dhe nuk do të bëhet vrasëse.

Kështu ka treguar fqinja e saj e cila jeton ngjitur me të dhe vajzat e tyre janë shoqe të ngushta.

Ajo thotë se vajza 7-vjeçare e fqinjës së saj është plot me morra, por mamaja e saj nuk pranon t’ia heqë pasi është vegane.

Ajo dëshiron që vajza e saj të mbetet shoqe me vajzën e fqinjës, por gjithashtu nuk dëshiron që ajo të ketë morra.

Gruaja thotë se mamaja e vajzës është në dijeni të morrave të kokës së vajzës së saj por me qëllim nuk dëshiron t’i vrasë pasi është vegane. Madje, ajo tha se fqinja ia pastron kokën në kopsht vajzës së saj me qëllim që morrat të mbijetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat