Gruaja gjen një bretkosë të gjallë te qeska me spinaq: Falënderoj Zotin që nuk e hëngra

Ndryshe

Gruaja gjen një bretkosë të gjallë te qeska me spinaq: Falënderoj Zotin që nuk e hëngra

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një grua në periferi të Detroitit tregoi se u tremb kur zbuloi një bretkosë të gjallë në një enë me spinaq të blerë nga një market.

Amber Worrick nga Southfield zbuloi se ajo bleu paketën e mbyllur të spinaqit ‘Earthbound Farm’ në fillim të kësaj jave. Kur u kthye në shtëpi, vajza e saj gjeti brenda një bretkosë të gjallë dhe bërtiti.

“Ishte e gjallë dhe lëvizte,” tha Worrick. “Vetëm falënderoj Zotin që nuk e hëngra bretkosën.”

Aji e ktheu menjëherë pakon dhe bretkosën në dyqan. Ndërkohë, punëtorët i dhanë një rimbursim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat