‘Taksirati ma i madh është me t’nem nana, kurrë ditën tane s’e sheh’

Ndryshe

‘Taksirati ma i madh është me t’nem nana, kurrë ditën tane s’e sheh’

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 20:18
Qytetari

Emisioni veror “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në krahina si në Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të zi.

Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja këtë radhë i ka pyetur qytetarët në Pejë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “taksirat”.

Të gjithë të intervistuarit ishin shumë të familjarizuar me këtë shprehje.

Një i intervistuar, duke dhënë disa shpjegime për këtë fjalë, tha se ‘taksirati ma i madh osht me t’nem nana, kurrë ditën tane s’e sheh’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat