Bëri bujë pasi u martua me një 37-vjeçar, gruaja 84-vjeçare: U pendova, më dërgonte foto me gra tjera

Ndryshe

Bëri bujë pasi u martua me një 37-vjeçar, gruaja 84-vjeçare: U pendova, më dërgonte foto me gra tjera

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:23
Iris Jones dhe Mohammedi

Iris Jones, 84-vjeçarja britanike, e cila disa muaj më parë u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë.

Kjo, pasi Iris pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi.

Iris bëri kërkesë për divorc dhe ajo thotë se të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë.

Ndërkohë, mësohet se i riu egjiptian është rebeluar shumë kur ka marrë vesh që gruaja e tij e moshuar kërkon të ndahet prej tij.

“Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan. Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e fotot e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia. Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marr ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat