Ngacmoi LIVE gazetaren, arrestohet autori

Ndryshe

Ngacmoi LIVE gazetaren, arrestohet autori

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Madrid pasi ngacmoi seksualisht gazetaren Isa Balado të televizionit spanjoll Cuatro teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detajet e një grabitjeje.

Burri iu afrua nga pas dhe e preku në të pasme gazetaren pa thënë asnjë fjalë. Kur gazetarja, u përpoq ta largojë dhe tentoi të vazhdonte raportimin e saj, spikeri nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më fal që të ndërpres Isa, por ai të preku nga pas?”.

Vajza dukshëm në siklet u përgjigj “po” duke bërë që kolegu i saj në studio të reagojë ashpër: “Nuk e kuptoj, a mund ta nxjerrësh këtë idiot në ekran, të lutem?

”Në raportimin e mëpasshëm të drejtpërdrejtë, gazetarja tha se personi në fjalë vazhdonte të ngacmonte të gjitha vajzat dhe gratë në rrugë. Spikeri në studio shpjegoi se kishte lajmëruar policinë.

Menjëherë më pas, Policia Kombëtare njoftoi se kishte ndaluar individin në fjalë duke nxjerrë edhe pamjet e arrestimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat