Ambulanca e së ardhmes, fluturakja e ngjashme me anijen kozmike mund të lëvizë me 180 km/h

Ndryshe

Ambulanca e së ardhmes, fluturakja e ngjashme me anijen kozmike mund të lëvizë me 180 km/h

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Mund të duket si diçka nga seriali klasik fantastiko-shkencor Thunderbirds. Por ky mjet fluturues i ngjashëm me anijen kozmike mund të jetë  ambulanca e së ardhmes.

Kjo për shkak se është projektuar për të rritur shpejtësinë deri në 180 kilometra në orë në emergjenca, me objektivin për të mbërritur në vendngjarje brenda vetëm tetë minutash, transmeton Telegrafi.

Megjithëse aktualisht është vetëm koncept, JA1 Pulse do të ndërtohet për të transportuar pajisje urgjente dhe një profesionist mjekësor të trajnuar në zonat e largëta dhe të vështira të fshatit.

Anëtari i ekuipazhit do të jetë edhe pilot dhe reagues i parë. Kompania që qëndron pas projektit, Jump Aero me seli në Kaliforni, tashmë i është dhënë një kontratë me vlerë 3.6 milionë dollarë nga Forcat Ajrore të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat