Postoi videon duke bërë ‘bismilah’ dhe hëngri mish derri, influencerja dënohet me burg

Ndryshe

Postoi videon duke bërë ‘bismilah’ dhe hëngri mish derri, influencerja dënohet me burg

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një indoneziane ëshhtë dënuar me dy vjet burg pasi postoi një video ku shqiptoi një frazë islamike para se të hante mish derri.

Lina Lutfiawati, 33 vjeçe, u fajësua për “nxitje të urrejtjes” ndaj individëve dhe grupeve besimtare. Gjithashtu ajo u gjobit me 16.245 dollarë. Dënimi i saj mund të zgjatet tre muaj më shumë nëse nuk paguan.

Lina përdor edhe emrin Lina Mukherjee duke qenë se admiron filmat e Bollywood, por identifikohet si myslimane. Konsumimi i mishit të derrit është rreptësisht i ndaluan në fenë islame.

Influencerja ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Tik Tok dhe drejton një biznes në Indi.Ajo e postoi videon në muajin Mars dhe pëshpëriti  “Bismilah”, një fjalë arabe që do të thotë “në emër të Zotit” përpara se të hante lëkurë derri të pjekur.

Asokohe ajo ndodhej në Bali, ku ndryshe nga pjesa tjetër e Indonezisë feja mbizotëruese është hindu. Lutfiawati tha se e provoi mishin e derrit e shtyrë nga kurioziteti.

Videoja mori miliona shikime dhe u kritikua gjerësisht duke nxitur një vendas që ta raportonte në  polici për “konsumim të vetëdijshëm të lëkurës së derrit kur është myslimane”. Policia e konsideroi veprimin e influenceres si një vepër kundërshtuese ndaj etnisë, besimit dhe racës.

Grupet fetare konservative në vend e cilësuan videon si një blasfemi. Nga ana tjetër, grupet në mbrojtje të të drejtave dhe aktivistët kanë kritikuar dënimin duke u shprehur se qëndrimi në burg në rastet e korrupsionit është më i pakët ndërsa për ligjet ndaj blasfemisë kanë thënë se keqpërdoren për të shënjestruar minoritetet religjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat