Miliarderi i famshëm aziatik shfaqet në mbledhjen e bordit i zhveshur, duke bërë masazh

Ndryshe

Miliarderi i famshëm aziatik shfaqet në mbledhjen e bordit i zhveshur, duke bërë masazh

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Njëri nga biznesmenët më të famshëm aziatik, pronari i AirAsia, Tony Fernandes e ka trazuar rrjetin me një postim të tij.

Miliarderi ndau një foto të tij duke u masazhuar gjysmë i zhveshur gjatë një takimi të bordit.Në postim, Fernandes tha se kishte një “javë stresuese”, kështu që një koleg i sugjeroi të bënte një masazh.

Fotoja e tregon atë të ulur në një dhomë konferencash zyre ndërsa një punëtore e maskuar i fërkon shpatullën.

“Unë e dua Indonezinë dhe kulturën e AirAsia, kështu që mund të kënaqem me një masazh dhe të mbaj një takim bordi,” shkroi Fernandes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat