Mësuesja 24-vjeçare u akuzua për marrëdhënie seksuale me tre nxënës të saj, ndër ta një 13-vjeçar

Ndryshe

Mësuesja 24-vjeçare u akuzua për marrëdhënie seksuale me tre nxënës të saj, ndër ta një 13-vjeçar

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:17
Cassidy Kraus

Cassidy Kraus, ish-mësuese 24-vjeçare në IKM-Manning School District në Iowa, SHBA, është akuzuar për abuzim seksual dhe për ndarjen e materialeve të turpshme me të miturit. Ajo dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me tre djem, të moshave 13-14 vjeç.

Kanali lokal i lajmeve KCCI raporton se Kraus nuk punon më në shkollën ku thuhet se janë kryer shkeljet. Ajo ka dhënë dorëheqjen në gusht, por pas një hetimi të ndërmarrë nga Zyra e Sherifit të Qarkut në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Manning, u zbuluan akuza të tjera.

Akuza përfshijnë dy raste të akteve të turpshme me një fëmijë, shpërndarjen e fotove të papërshtatshme të natyrës seksuale dhe abuzimin seksual të shkallës së tretë.

Des Moines Register raporton se Kraus tashmë është liruar me një garanci prej 10,000 dollarë dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 26 tetor.

Image
Mësuesja 24-vjeçare u akuzua për marrëdhënie seksuale me tre nxënës të saj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat