​Personit të dytë që iu transplantua zemra e derrit, vdes gati 6 javë pas procedurës

Ndryshe

​Personit të dytë që iu transplantua zemra e derrit, vdes gati 6 javë pas procedurës

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Lawrence Faucette, personi i dytë që iu transplantua një zemër derri e modifikuar gjenetikisht, ka vdekur gjashtë javë pas procedurës eksperimentale.

Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland (UMMC), ku ishte kryer procedura eksperimentale, tha se zemra filloi të shfaqte shenja refuzimi ditët e fundit.

Faucette, 58-vjeçar, u pranua për herë të parë në UMMC më 14 shtator pasi përjetoi simptoma të dështimit të zemrës dhe iu nënshtrua transplantit eksperimental gjashtë ditë më vonë.

Sëmundja e tij e zemrës dhe kushtet para-ekzistuese e bënë atë të papërshtatshëm për një transplant tradicional të zemrës njerëzore.

Në javët që pasuan menjëherë transplantin, mjekët e tij raportuan se ai po bënte përparim të dukshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në terapi fizike dhe kalimin e kohës me familje.

Një muaj pas operacionit të tij, mjekët e tij thanë se besonin se funksioni i tij i zemrës ishte i shkëlqyer dhe kishin ndërprere çdo ilaç për të mbështetur funksionin e tij të zemrës.

Mjekët e kishin trajtuar Faucette me një trajtim eksperimental me antitrupa për të përforcuar më tej sistemin imunitar dhe për të parandaluar refuzimin. Sidoqoftë, refuzimi i organeve është "sfida më e madhe me transplantet tradicionale që përfshijnë edhe organe njerëzore", tha UMMC në një deklaratë.

Sipas qeverisë federale, ka më shumë se 113.000 njerëz në listën e transplantit të organeve, duke përfshirë më shumë se 3.300 njerëz që kanë nevojë për zemër. Grupi “Donate Life America” thotë se 17 njerëz vdesin çdo ditë duke pritur për një organ. /CNN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat