Elon Musk i përgjigjet pyetjes së madhe që ka preokupuar njerëzimin – a ekzistojnë alienët?

Ndryshe

Elon Musk i përgjigjet pyetjes së madhe që ka preokupuar njerëzimin – a ekzistojnë alienët?

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:28
Elon Musk

Sipërmarrësi teknologjik dhe njëherësh miliarderi, Elon Musk ka ripërsëritur deklaratat e tij lidhur me ekzistencën e alienëve, për të cilët ka thënë se vetë personalisht nuk ka parë ndonjë provë për ekzistencën e qenieve jashtëtokësore.

I ftuar së fundmi, në “Podkastin Lex Fridman”, shefi i kompanisë së teknologjisë hapësinore, SpaceX ka folur për shumë çështje gjithashtu edhe për alienët.

Musk, kishte thënë edhe më parë se qëllimi i tij për të krijuar një mjet me Inteligjencë Artificiale është që ai mjet të shërbejë për t’i bërë pyetje të mëdha rreth universit, përfshirë edhe për vendndodhjen e e qenieve jashtëtokësore.

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse kisha parë ndonjë provë të alienëve, dhe nuk kam parë asnjë, gjë që është shqetësuese”, deklaroi ai.

“Për njohurinë time, nuk ka asnjë provë. Nuk kam dijeni për ndonjë provë që ekzistojnë alienët. Nëse janë diku atje, atëherë janë shumë delikatë”.

“Ne njerëzit, mund të jemi të vetmit me vetëdije të plotë për ekzistencën, së paku në galaktikën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat