​Holandezët sot vendosin petulla në kokë, ja për çfarë bëhet fjalë

Ndryshe

​Holandezët sot vendosin petulla në kokë, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Shumë holandezë sot pjekin petulla vetëm për shkak të një tradite të pazakontë.

Çdo vit, më 29 nëntor, ata vendosin petulla në kokë dhe më pas thonë: “Ju urojmë një petull të shenjtë (Sint Pannekoek) të lumtur dhe të bekuar”.

Festimi u shpik në vitin 1986 në një karikaturë nga karikaturisti holandez Jan Kruis, në të cilin një baba kthehet në shtëpi në mbrëmje dhe sheh familjen e tij me petulla në kokë, shkruan Sky News.

Më vonë, Kruis e zgjeroi idenë me Ungjillin e Shën Pannekoek, në të cilin ai tregon historinë e murgjve të shekullit të 12-të që festojnë ditëlindjen e një murgu të ri dhe hanë petulla, por ka vetëm një për secilin.

Kur igumeni plak ftohet, një murg i ri i vendos petullën (“pallaçinka”) e tij mbi kokën plakut. Pastaj zbret një engjëll me një tigan të artë dhe e kthen petullën mbi kokën e murgut të ri.

Shumë njerëz e gjetën të bukur të gjithë historinë, kështu që shumë shpejt filluan ta shënojnë këtë ditë si festë, duke uruar njëri-tjetrin. Festimi shumë i zakonshëm i 29 nëntorit në Holandë përfshin edhe aksione humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat