Pse në Bullgari ekziston statuja e “dragonjve të dashuruar”?

Ndryshe

Pse në Bullgari ekziston statuja e “dragonjve të dashuruar”?

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
Foto nga vendi i ngjarjes

A e dinit që në Bullgari ekziston një statujë e “dy dragonjve të dashuruar”? Përveçse është tejet e bukur, ajo ka ngjallur shumë debate pasi u bë një nga atraksionet më të njohura të vendit.

“The Dragons in Love” është krijuar në Tetor të 2010-ës dhe ndodhet në Kopshtin e Varnës. Statuja është vepër e artistit Darin Lazarov.

Është prej bronzi dhe përfaqëson dy dragonj të dashuruar që mbajnë sëbashku një vezë. Skulptura sponsorizohet nga një kompani vendase, e cila riparon bazën e notit aty pranë.

Nuk dihet ende ç’ka menduar artisti kur e ka krijuar këtë statujë, por dragoi në kulturën kineze simbolizon fuqinë dhe fatin e mirë.

Por duke qenë se statuja ndodhet pranë një kishe atje, shumë njerëz bazuar te besimi fetar, e quajnë simbol të djallit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat