Një ishull misterioz me vetëm një shtëpi në të cilën “vdekatarëve të zakonshëm” u ndalohet hyrja

Ndryshe

Një ishull misterioz me vetëm një shtëpi në të cilën “vdekatarëve të zakonshëm” u ndalohet hyrja

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:49
Surtsey

Një ishull në Oqeanin Atlantik ku njerëzit e zakonshëm nuk lejohen të shkojnë, ka habitur shkencëtarët

Pavarësisht masave paraprake, në këtë ishull të Oqeanit Atlantik u rrit një bimë domateje, e cila i habiti shkencëtarët.

Surtsey është një ishull vullkanik në Oqeanin Atlantik, rreth tridhjetë kilometra nga Islanda.

Ky ishull u krijua nga një shpërthim i madh në vitin 1963, i cili filloi në një thellësi prej 130 metrash. Shpërthimi zgjati tre vjet dhe deri në vitin 1967 u krijua një ishull me një sipërfaqe prej 2.7 kilometra katrorë. Prandaj nuk është për t’u habitur që u emërua sipas gjigantit të zjarrit Surtsey nga mitologjia nordike.

Erozioni i tokës dhe erërat e forta në veri të Evropës e reduktuan përfundimisht sipërfaqen e saj në rreth 1.3 kilometra katrorë, por jo interesimin e shkencëtarëve për këtë zonë misterioze.

UNESCO e mbrojti ishullin dhe e vendosi në listën e saj të vendeve të trashëgimisë botërore në Evropë, dhe vetëm botanistët, biologët dhe vullkanologët e përzgjedhur u lejuan të hynin.

Detyra e tyre kryesore është të studiojnë se si formohet ekosistemi pa ndikimin e njeriut.

Myshqet dhe likenet ishin llojet e para të bimëve që filluan të rriteshin në ishull dhe shumë shpejt në Surtsey filluan të zbarkonin edhe shpezët tjera.

Sot, rreth shtatëdhjetë lloje bimore rriten atje, gjithashtu insekte, zogj dhe foka jetojnë atje.

Ka vetëm një shtëpi në ishull ku flenë ekspertët që studiojnë ndryshimet në Surtsey.

Para se të zbarkojë në ishull, çdo shkencëtar kontrollohet tërësisht për të shmangur transferimin aksidental të farave, mbirja e të cilave mund të prishë ekosistemin natyror.

Pavarësisht masave paraprake, në ishull u rritën domate, gjë që i befasoi shkencëtarët. Ose kështu ka ndodhur derisa eksperti vendas pranoi se ka bërë jashtëqitje në një vend të ndaluar në tokën pjellore vullkanike pasi ka konsumuar këtë bimë.

Mbetjet u hoqën menjëherë dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të të gjithë ekspertëve që u lejuan të vinin në ishull u shtrëngua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat