Një familje zbulon se një hut jeton në pemën e tyre të Krishtlindjeve

Ndryshe

Një familje zbulon se një hut jeton në pemën e tyre të Krishtlindjeve

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 10:41
Gjatë një kontrolle të zakonshme nga Bobyy Hayes, u zbulua se brenda saj gjendej një hut

Familja White nga Lexington, Kentucky, si çdo herë edhe këtë vit kanë dekoruar pemën e tyre të Krishtlindjeve.

Por, ata mbetën të habitur kur panë se pema e tyre ishte strehë e një mysafiri të papritur.

Gjatë një kontrolle të zakonshme nga Bobyy Hayes, pronari i Magic Carpet Cleaning, u zbulua se brenda saj gjendej një hut.

“Ai u zvarrit në pemë. Më janë duhur disa minuta për ta gjetur atë”, tha Hayes.

Ai e njoftoi menjëherë zonjën White dhe e liroi bufin në mënyrë të sigurt në kopshtin e pasmë të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat