Pronarja e një gomari të vjedhur në Uells ka frikë se ai “mund të ngordh nga zemra e thyer”

Ndryshe

Pronarja e një gomari të vjedhur në Uells ka frikë se ai “mund të ngordh nga zemra e thyer”

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:39
Amy Doran

Gomari Winston që u vodh pak para Krishtlindjeve, mund të “vdes nga zemra e thyer”, sipas pronares së tij.

Winston u vodh në një fushë afër Llandeilo, Carmarthenshire, në Uells, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe pronarja e tij Amy Doran, tha se vajza e saj e ka vendosur kthimin e Winston në krye të listës së saj si dëshirë për Krishtlindje.

“Ai që e ka vjedhur nuk e kupton se gomarët mund të ngordhin nga ndarja, nga zemra e thyer”, tha Amy.

Në një ngjarje të ngjashme, një strehë gomarësh në Devon pretendon se ka shpëtuar 72 kafshë të mbyllura brenda një dite.

Ata thuhet se po keqtrajtoheshin brenda një ferme në Wales, dhe se shumë prej tyre kishin nevojë për kujdes urgjent veterinar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat