Vdes ‘Babadimri’ në Rusi, ra nga kati i 24-të i një ndërtese

Ndryshe

Vdes ‘Babadimri’ në Rusi, ra nga kati i 24-të i një ndërtese

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 20:22
Pamje nga video

Një burrë i veshur si Babadimri i Krishtlindjeve vdiq kur rrëshqiti nga kati i 24-të i një ndërtese në qytetin Chelyabinsk, në Rusinë perëndimore.

Pamjet tronditëse të publikuara në internet, tregojnë burrin (profesionist në ngjitje) i cili tentoi të zbriste nga ndërtesa me litarë, për të përshëndetur fëmijët poshtë.

Mirëpo, gjithçka shkoi keq, pasi në momentin kur po tentonte të zbriste poshtë, ai humbi kontrollin e tij dhe ra për vdekje nga një lartësi prej 73 metrave.

‘Babadimri’ ishte profesionist në ngjitje, por sipas raportimeve ai ngatërroi litarët e tij të sigurisë duke rezultuar në rënie të tmerrshme.

Trupi i kishte rënë në një strukturë të mbuluar me borë, një kat mbi nivelin e tokës. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat