Videoja e nuses që “qetëson nervat” para dasmës emocionoi miliona njerëz: Shikoni çfarë po bën në veturë

Ndryshe

Videoja e nuses që “qetëson nervat” para dasmës emocionoi miliona njerëz: Shikoni çfarë po bën në veturë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:16
Një e re me emrin Megan vendosi të qetësonte nervat e saj me këngën hit “Glorious” të këngëtarit amerikan, Macklemore.

Një video e një nuseje nga Australia është bërë virale në internet, teksa ka kapur momentin kur ajo “nervozohet” dhe relaksohet para dasmës.

Vajza është ulur në ulësen e pasme të veturës, ndërsa shoqja e saj po e filmon dhe shumë njerëz po e shikonin me entuziazëm se çfarë po bënte.

Një e re me emrin Megan vendosi të qetësonte nervat e saj me këngën hit “Glorious” të këngëtarit amerikan, Macklemore.

@megansarathom The pre ceremony hype up/nervous energy release! #2023bride #preceremonymusic #weddinghypesong #foryoupage #aussiebride #diaryofabride #glorious #preweddingsong ♬ original sound - Megan Sara

Ajo jo vetëm që dinte çdo fjalë, por e relaksoi trupin dhe e shijoi ritmin, transmeton Yahoo News.

Videoja është parë më shumë se 5.1 milionë herë, me shumë përdorues që kanë treguar se kanë bërë gjëra të ngjashme për t’u çlodhur para dasmës së tyre.

“Dua që të jesh çupa ime e nderit, sepse padyshim që e kupton detyrën”, ka shkruar një vajzë.

Një tjetër vazhdoi: “Ti e ke bërë zyrtarisht qëllimin tim që një ditë të bëj një festë në makinë në rrugën për në altar”.

“Më vjen mirë që ajo u argëtua, ndonjëherë gjërat e thjeshta janë më të mirat”, komentoi një përdorues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat