Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Ndryshe

Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Foshnja, vetëm disa ditëshe, u bë virale pasi mamaja e saj, Joicinha Freitas, postoi një video të hapave të saj të parë në Instagram.

Videoja është xhiruar gjatë një kontrolli në spital, ku një mjek i cili po e mbante me duar po e inkurajonte foshnjën që të ecë..

Siç mund ta shihni edhe në video, foshnja nuk është emocionuar dhe po qan, por video i ka lënë njerëzit pa fjalë.

Ndërsa disa nuk besojnë se si një fëmijë kaq i vogël mund të ecë, të tjerë sqaruan se është një refleks krejtësisht normal.

Mjeku pediatër mund të testojë refleksin e ecjes duke e vendosur fëmijën në këmbë dhe duke e afruar në një sipërfaqe të fortë. Fëmija më pas do të imitojë ecjen, d.m.th të ngrejë këmbën, të përkulë gjurin dhe të ecë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat