​Burri që ‘fitoi’ llotarinë 2 milionë dollarë, kaloi 25 vjet duke kërkuar paratë e çmimit

Ndryshe

​Burri që ‘fitoi’ llotarinë 2 milionë dollarë, kaloi 25 vjet duke kërkuar paratë e çmimit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:27
Robert Clemett

Një burrë që pretendonte se kishte fituar 2 milionë dollarë në llotari dhe kishte humbur biletën fituese, ka kaluar më shumë se 20 vjet duke u përpjekur për të marrë paratë.

Në vitin 1997 një llotari në Australi ishte fituar nga dikush por nuk u pretendua nga asnjë, dhe rrjedhimisht u kthye në një kleçkë të gjatë ligjore .

Megjithse u njoftua se ishte shitur bileta fituese e lotarisë së 23 shtatorit askush nuk po vinte për të pretenduar çmimin, por katër vjet më vonë Robert Clemett nisi të pretendonte se ai ishte fituesi.

Sipas rrjetit britanik Daily Telegraph, Clemett tha se nisi pretendimin kur ndoqi një program televiziv për llotari të pa-tërhequra në vitin 2001.

Ai i shkroi kompanisë duke thënë se kishte humbur biletën fituese kur kishte ndërruar shtëpi një vit më parë.

Por pretendimi i Robert ishte vetëm një nga 50 të ardhura që pretendonin se ishin fituesit.

Rrjedhimisht ai çoi në gjyq kompaninë e llotarisë në Sydney por gjykatësi refuzoi pretendimin e tij se kishte luajtur me gjashtë numrat fitues.

Gjykatësi tha se nuk kishte gjasa që Clemett të ishte kujtuar papritur se kishte fituar llotarinë, katër vjet pasi çmimi nuk po pretendohej nga askush.

Gjykatësi tha se Clemett ‘duket se ka bindur veten për këtë fakt gjatë disa viteve’.

“Fiksimi i tij mbi këtë fakt e ka nxitur që gjatë viteve të shtrembërojë provat për të plotësuar pretendimin në mendjen e tij”, tha gjykatësi.

Por australiani nuk hiqte dorë dhe pesë vjet më vonë bënte postime në rrjet duke shfryrë zemërimin për refuzimin e parave të llotarisë.

Ai shkruante se i ishte lutur gjykatës të rimendonte verdiktin për të rivendosur sipas tij “drejtësinë”.

Clemett nuk ka arritur ende të marrë paratë e kërkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat