Çifti shet gjithçka për të kaluar jetën në kroçerë: Kushton më pak!

Ndryshe

Çifti shet gjithçka për të kaluar jetën në kroçerë: Kushton më pak!

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Ata panë një reklamë në Facebook për një udhëtim 274-ditor me kroçerë dhe kështu nisi udhëtimi i tyre i përhershëm në det. Aktualisht çifti ndodhet në Republikën Domenikane pas lundrimit në Australi, Zelandën e Re dhe Paqësorin jugor. Përveç adrenalinës, jeta e tyre e re duket se ka më pak shpenzime.

“Kur zbresim në breg kemi vetëm faturën e celularit, anijes dhe disa kartave të kreditit por kaq. Nuk kemi më hipotekën e shtëpisë, siguracionin e makinës, banesës apo faturat e tjera. Lista vazhdon. Jemi të sigurt se lundrimi me kroçerë kushton më pak”, thotë John. “Tani kushton thuajse sa gjysma e asaj që harxhonim në tokë”.

Image
Foto nga banesa e çiftit

 

Në këtë moment, jeta e tyre është planifikuar me pagesa mujore teksa ata shkojnë sa nga një anije në një tjetër, gjë që do të vazhdojë deri në dhjetor 2024.

Së shpejti, do të marrin edhe një rezidencë të përhershme në kroçerë ku thuajse 30% e pasagjerëve do të jenë banorë. Anija do të përshkojë botën çdo tre vjet në vendet e ngrohta, por kostot do të jenë të konsiderueshme.Kabinat variojnë nga 99 mijë deri në 249 mijë dollarë pa përfshirë pagesën mujore prej 8000 dollarësh. Melody, 64 vjeç shprehet se “donin të blinin një shtëpi që ta dizenjonin sipas dëshirës. Do të jetë shtëpia jonë, përtë paktën 15 vite në kroçerë”.

Kabinat variojnë nga 99 mijë deri në 249 mijë dollarë pa përfshirë pagesën mujore prej 8000 dollarësh. Melody, 64 vjeç shprehet se “donin të blinin një shtëpi që ta dizenjonin sipas dëshirës. Do të jetë shtëpia jonë, përtë paktën 15 vite në kroçerë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat