“Jam i martuar me fëmijë, por dashuria e vërtetë është vetëm ajo e para”

Ndryshe

“Jam i martuar me fëmijë, por dashuria e vërtetë është vetëm ajo e para”

Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:15
Motoristi 71-vjeçar

Motoristi 71-vjeçar që nuk ndahet dot nga Harley i tij, ka një mendim të veçantë për dashurinë e vërtetë.

Timi, i martuar dhe me fëmije, shprehet se dashuria e vërtetë është vetëm ajo e para e përjetuar. Marrëdhëniet që vijnë pas janë të një lloji tjetër.

Ai rrëfen se dashurisë së tij të parë, të cilën e kujton edhe sot, nuk ja shprehu dot çka ndjente për shkak të pengesave të sistemit.

“Më e vërtetë është dashuria e parë, kur vjen për herë të parë. Dashuria ime e parë ka qenë që ushtar. E kam dashur dhe si thosha dot, e takoja dhe si thosha dot. Dashurova thjeshtësinë, ishte familjare. Mbante shtëpinë në ajër. U dashurova me atë. Ajo punonte te reparti ku merrnim zarzavateve. E doja më donte po nuk ia thonim dot njëri-tjetrin”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat