​Pensionisti gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet se ndërroi jetë në vitin 2018

Ndryshe

​Pensionisti gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet se ndërroi jetë në vitin 2018

Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:23
Foto nga vendngjarja

Është gjetur i vdekur një pensionist 71-vjeçar në shtëpinë e tij në Ankona.

Gjendja e trupit dhe fakti që një kalendar në mur ishte i vitit 2018, kanë shtyrë autoritetet italiane të dyshojnë se ai mund të ketë vdekur gjashtë vjet më parë.

Zjarrfikësit hynë në shtëpinë e burrit pasi vëllai i tij, i cili jeton në Romë, dha alarmin, pasi nuk mori asnjë përgjigje në derë pas një vizite.

Vdekja e pensionistit dyshohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrore, por prokurori publik urdhëroi një autopsi për të sqaruar në veçanti kohën e vdekjes.

Hetuesit po kryejnë kontrolle edhe në shërbimet komunale për të verifikuar hipotezën e një vdekjeje të ndodhur vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat