Kaloi 35 vite në burg për një përdhunim që s'e kreu, kompensohet me 1.75 milionë dollarë

Ndryshe

Kaloi 35 vite në burg për një përdhunim që s'e kreu, kompensohet me 1.75 milionë dollarë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 20:53
Lewis Wright

1.75 milionë dollarë do të jetë dëmshpërblimi që një burrë amerikan do të marrë nga shteti i Miçiganit, pasi kaloi 35 vite në burg sepse u dënua gabimisht për sulm seksual ndaj një të miture.

Lewis Wright, (sot 65 vjeç) u lirua nga burgu në nëntor pasi autoritetet provuan nëpërmjet testeve të ADN-së se nuk ishte ai autori i sulmit të vitit 1988 ndaj një vajze 11-vjeçare në Albion, një qytet i vogël në Miçiganin jugperëndimor.

Njerëzit që lirohen në bazë të provave të reja kanë të drejtën e përfitimit të 50,000 dollarëve për çdo vit që kalojnë në një burg të Miçiganit. Edhe pse prokuroria kundërshton ndonjëherë pagesën, bazuar në kriteret strikte të ligjit, këtë herë pranoi shpejt të paguante dëmshpërblimin.

Wright i tha Associated Press se ai ka të ngjarë të përdorë disa nga paratë për të blerë një shtëpi dhe një automjet për një nga motrat e tij. Siç theksoi avokati i tij, "asgjë nuk mund të kompensojë 35 vjet burg për diçka që ai nuk e ka bërë".

Wright kishte mundësinë të përfitonte lirinë me kusht disa herë që nga viti 2008, megjithatë, ai refuzoi të marrë pjesë në një klasë për trajtimin e shkelësve seksualë, një kusht kyç për lirimin me kusht. Në fund, testi i ADN-së dha zgjidhjen përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat