Vogëlushja 10 vjeçare fiton luftën me kancerin

Ndryshe

Vogëlushja 10 vjeçare fiton luftën me kancerin

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:24
Chrissy Turner

Një vajzë e vogël 10 vjeçe është pacientja më e vogël në botë që u diagnostikua me kancer gjiri. Chrissy Turner zbuloi një kokërr në gjoksin e saj kur ishte vetëm 8 vjeç.

Në vitin 2015 ajo iu nënshtrua një "mastecomy" që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit të përhapet.

Prindërit e saj, Annette dhe Troy e dërguan menjëherëë vajzën që të merrte trajtim mjekësor.

Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme.

Image

Pasi fitoi betejën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë që të rritet si gjithë adoleshentet e tjera.

Ndërkohë kostot kanë qenë shumë të larta dhe familja ka hapur një faqe ku çdo njeri mund të dhurojë para për vogëlushen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat