Pronari në gjumë, arinjtë u futen në një piceri dhe hëngrën 30 kilogramë ushqim nga frigoriferi

Ndryshe

Pronari në gjumë, arinjtë u futen në një piceri dhe hëngrën 30 kilogramë ushqim nga frigoriferi

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:38
Pamje nga videoja

Një video e marrë nga kamerat e vëzhgimit në një piceri tregon tre arinj që kërkojnë frigoriferin duke kërkuar ushqim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, të punësuarit në Real New York Pizza në Estes Park, Kolorado, erdhën të dielën për të gjetur një rrëmujë të madhe në kuzhinë.

Kjo pasi që një natë më parë, një ari dhe dy të vegjlit e tij hynë në dyqan duke kërkuar ushqim.

Të uriturit kanë ngrënë disa pjata me brumë dhe një copë sallami, rreth 30 kilogramë gjithsej, dëmi i së cilave llogaritet rreth njëmijë dollarë.

Punonjësit pastruan rrëmujën dhe dyqani ishte në gjendje të hapej në orarin e paraparë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat