Gabriel Gomes nga Brasilia e Brazilit, dallon shumë nga moshatarët e tij, pasi është i gjatë 2.3 metra.
Mjekët kanë kërkuar që 12-vjeçari t’i nënshtrohet një operimi urgjent për të ndaluar rritjen, përndryshe organet e tij do të dobësohen dhe ai nuk mund të jetojë më.
Së bashku me familjarët e tij
Fëmija vuan nga gjigantizmi, një çrregullim i rrallë që shkaktohen nga tumori në gjëndrën e hipofizës. Kjo nënkupton se trupi tij, prodhon hormonin e rritjes më shumë se që duhet.
“Më shqetëson që jam i gjatë, dua të jem sa të gjithë moshatarët e mi. Kam dhimbje të këmbëve dhe shpina më është kërrusur”, ka thënë Gomes, në një dokumentar që lansohet së shpejti.