Më shumë se 550.000 pjatalarëse rrezikohen nga zjarri!

Ndryshe

Më shumë se 550.000 pjatalarëse rrezikohen nga zjarri!

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 20:01
Ilustrim

Më shumë se 550.000 modele pjatalarësesh u risollën në vëmendje më 19 tetor për shkak të një problemi të sigurisë me kordonin e rrymës elektrike.

Një defekt prodhimi ka shkaktuar që kordoni i rrymës elektrike të jetë një rrezik zjarri. Deri më tani janë raportuar 5 zjarre shtëpish si rrjedhojë e tyre.

Modelet e pjatalarësve janë prodhuar brenda një kornize të madhe kohore: midis shtatorit 2012 dhe janarit 2015. Nëse keni blerë një pjatalarëse në mes 2012 dhe 2015, kontrolloni numrin serial për të parë nëse pjatalarësja juaj përfshihet në këtë listë.

Hapni derën tuaj të pjatalarëses për të identifikuar modelin dhe numrin serial.Numri i modelit tuaj është vargu i shkronjave dhe numrave 10 shifror dhe dy shifrat e mëposhtme (p.sh. SPE5ES55UC / 04). 

Image

Numri juaj serial është numri 4 i shifrave pas “FD” (p.sh. 9307). Numri i kodit të prodhimit është vargu i 5 shifrave të numrave ngjitur me numrin tuaj serial (p.sh. 00153).

Portali Hearty Soul.com sugjeron konsumatorët që nëse kanë një markë lavatriçeje dhe numër serial, si ato të paraqitura tek fotoja të kenë kujdes dhe ti bëjnë një kontroll tek tekniku, për të shmangur çdo problem të mundshëm, që mund të rrezikojë edhe jetën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat