Pengonte komunikacionin me ngasje të parregullt, ndëshkohet keq nga kalimtari i rastit

Ndryshe

Pengonte komunikacionin me ngasje të parregullt, ndëshkohet keq nga kalimtari i rastit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:21
Pamje nga video

Motoçiklisti që shoqërohej nga dy të tjerë dhe ngiste në mënyrë të parregullt, në një rrugë të Londrës, e ka pësuar keq nga një kalimtar rasti.

Ky i fundit i ka shkuar pranë me shpejtësi dhe e ka shkelmuar, duke e rrëzuar përtokë.

Videoja që është postuar më poshtë, tregon ata teksa ua bëjnë me dorë të pranishmëve, megjithëse janë duke bërë shkelje në trafik.

Këto pamje janë hetuar nga forcat e rendit, ndërsa të njëjtit dyshohen edhe për plaçkitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat