Shkon të dorëzojë postën, përballet me një të papritur - Bota Sot
Shkon të dorëzojë postën, përballet me një të papritur

Ndryshe

Shkon të dorëzojë postën, përballet me një të papritur

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:21
Fqinjët thanë se gjarpri mbahet nga një familje tjetër në zonë, megjithatë kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek ata.

Një punonjës poste ka zbuluar një gjarpër  2.4 metra të gjatë, i cili qëndronte i rehatuar në një kuti postare në Overland Park, SHBA.

Banorët, thanë se gjarpri gjigant kaloi mbi kangjellat e shtëpisë dhe përfundoi mbi kutinë postare. Postieri zbuloi gjarprin gjatë itenerarit të tij të përditshëm ditën e premte.

Fotoja e siguruar nga policia e Overland Park tregon tre oficerë të kontrollit të kafshëve të cilët ndihmojnë me zhvendosjen e zvarranikut. Ata e morën gjarprin në një vend të sigurt, derisa pronari i tij të vihej në dijeni.

Fqinjët thanë se gjarpri mbahet nga një familje tjetër në zonë, megjithatë kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...