Çifti i porsamartuar po e prisnin tortën, tërë vëmendje shkoi te i biri tyre që vallëzonte në sfond - Bota Sot
Çifti i porsamartuar po e prisnin tortën, tërë vëmendje shkoi te i biri tyre që vallëzonte në sfond

Ndryshe

Çifti i porsamartuar po e prisnin tortën, tërë vëmendje shkoi te i biri tyre që vallëzonte në sfond

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 09:15
Pamje nga video

Stacey dhe Brian Paterson nga Falkirk i Skocisë, mendonin se mysafirët po i duartrokitnin ata derisa e prisnin tortën – më vonë kuptuan, se gjithçka kishte qenë për të birin e tyre tetëvjeçar që vallëzonte në sfond.

Të porsamartuarit u ndjenë të lumtur që të gjithë po qeshnin dhe i filmonin, u habitën kur kuptuan se vëmendja kishte qenë të Jay, që kryente lëvizjen e njohura si ‘flossing’ që janë popullarizuar së fundmi.

“Më në fund, menduam se jemi të rëndësishëm dhe në qendër të vëmendjes, por jo. As në ditën tonë të martesës” ka thënë dhëndri 32-vjeçar.

Megjithatë, ai ndjehet i lumtur që i biri tij arriti të jetë në fokus, gjë për të cilët pretendon se mund të ketë karrierë në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...