Mos provoni kurrë këpucë pa çorape, kjo 4-vjeçare rrezikoi të paralizohej nga kjo pakujdesi e mamasë së saj

Ndryshe

Mos provoni kurrë këpucë pa çorape, kjo 4-vjeçare rrezikoi të paralizohej nga kjo pakujdesi e mamasë së saj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 06:41
Kemba e vajzes

Jemi përpara fillimit të sezonit shkollor dhe ashtu siç ndodh gjithmonë, prindërit dynden drejt dyqaneve e qendrave tregtare për të blerë mjete shkollore, veshje dhe këpucë për të vegjlit e tyre.

Megjithatë pasi të lexoni historinë e mëposhtme, ndoshta do të mendoheni dy herë përpara se t’i kërkoni fëmijës të provojë këpucë ose sandale pa veshur çorape.

26-vjeçarja Jodie Thomas, mama e tre fëmijëve, kishte dalë në një qendër tregtare në Cardiff, kryeqyteti uellsian, për t’i blerë këpucë të bijës 4-vjeçare Sienna Rassul, por pa ditur se kjo gjë do t’u ndryshonte jetën të dyjave. Pasi kishin provuar modele të ndryshme, mamaja kishte zgjedhur t’i mbathte një palë që kishte parë në vitrinën e një dyqani. Në të gjitha rastet Sienna kishte provuar këpucët këmbëzbathur, një zakon shumë i përhapur tek të gjithë, por që asaj do t’i kushtonte shëndetin duke rrezikuar të kalonte në arrest kardiak.

Të nesërmen vajza 4-vjeçare do të dërgohej me urgjencë në spital pasi kishte temperaturë, fryrje të këmbës dhe takikardi. Pas diagnostikimeve të para, mjekët do të arrinin në konkluzionin se Sienna ishte prekur nga SEPSIS. Sepsis është një infeksion i rëndë, i shkaktuar nga baktere dhe toksinat e tyre, të cilat futen nëpërmjet plagëve apo nga infeksionet lokale në trup dhe shpërndahen në gjithë gjakun.

Manifestohet me ethe, temperaturë, hiperventilim, lëkurë të thatë, skuqje të lëkurës dhe takikardi.Por ajo që do të habiste të gjithë, ishte se vajza e kishte marrë këtë sëmundje nga bakteret e këpucëve që kishte provuar, të cilat kishin infektuar më pas gërvishtjen e lehtë që kishte poshtë këmbës dhe më pas gjithë trupin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat