Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Podrimja

Ngushëllime

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Podrimja

Më: 21 korrik 2012 Në ora: 17:27

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Podrimja, me rastin e vdekjes së poetit të madh shqiptar, Ali Podrimja
Në telegram thuhet:
"E nderuar familje Podrimja,
Me trishtim dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen në Francë të poetit të madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja.
Vdekja e këtij kolosi të poezisë shqipe, është humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për Ju, për miqtë, artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Shëmbëlltyra e tij do të kujtohet përjetësisht me respekt të veçantë, ndërsa vepra e tij do të mbetet e pavdekshme.
Duke ndarë dhembjen bashkë me Ju, në emër të Kuvendit dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat