Pse merremi me debate të kota dhe nuk i zbatojmë reformat e domosdoshme për në BE?

Opinione

Pse merremi me debate të kota dhe nuk i zbatojmë reformat e domosdoshme për në BE?

Nga: Ejup Berisha Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:11
Ejup Berisha

A ma shpjegon kush dot në këtë shtet pra në Republikën Verore të Maqedonisë formulën citoj Asnjë shtet anëtar i Bashkimit Eurojan pardje në mbledhjen e Këshillit Europjan nuk na paska qenë kundër dhënies së datës për filllimin e bisedimeve për antarsim të Republikës Veriore të Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë por prap se prap këto dy vende nuk morrën datë për fillimin e bisedimeve për antarsim në Bashkimin Europjan.

Nëse asnjë shtet anëtar nuk ka qenë kundër atëher i pyes faktorët kryesor politik në RVM dhe në RSH se pse nuk morrëm datë për nisjen e bisedimeve për anëtarsim në BE? Konsideroj se duhet me siguri të egzistoj një përgjigje apo një sqarim logjik për sçarimin jologjik të faktorëve politik vendor se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk na paska qenë kundër dhënies së datës por ne prap se prap nuk morëm datë për nisjen e bisedimeve për anëtarsim. Apo më saktësisht dhe më logjikshëm do të ishte sçarimi se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka qenë për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve të RVM-së dhe RSH-së për anëtarsim në BE. Konsideroj se loja e fjalëve asnjëher nuk e ka mundësuar sçarimin e situatave të caktuara politike dhe diplomatike se pse kanë ndodhur apo ndodhin si dhe pse nuk kanë ndodhur dhe nuk ndodhin disa gjëra në politikë dhe në diplomaci.

Kjo situata me mos dhënien e datës për dy vendet tona për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE i bie siskurse kur një nxënës është në shkollë dhe të gjithë mësimdhënësit nuk janë kundër marrjes së vitit nga ana e tij por ky nxënësi prap se prap fatkeqsisht e humb vitin. Do të thotë se sipas logjikës së faktorëve politik vendor ne në aspekt formal jemi me datë për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE por në aspekt faktik ne akoma duhet të presim që Këshilli i Europës në muajt në vijim të diskutoj se a do të na përcaktoj apo jo datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

A nuk ju duket shumë i palogjikshëm ky sçarimi apo arsyetimi se pse ne nuk po marrim datë ndërsa arsyet janë tanimë të njohura për ne se pse ne nuk marrim datë Bashkimi Europjan sdi sa herë me radhë na ka treguar se pse ne nuk mund të marrim datë për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në gjirin e saj por ne asesi nuk duam ta kuptojmë BE-në.

Dhe nëse ata thonë se ne duhet ti zbatojmë reformat mëse të nevojshme dhe mëse të domosdoshme ne prap se prap nuk e kuptojmë se ne duhet të ulemi dhe të biem vendim që ti zbatojmë reformat me qëllim që ato të na sjellin mundësinë që të marrim datë nga Këshilli Europjan për fillimin e bisedimeve për anëtarsim. Pse i bëjmë kot qejf vetes apo pse bëjmë Bajram kot me vetveten kur procesi i anëtarsimit është raport i ndërsjellë apo rrugë dy kahëshe obligimesh dhe detyrimesh. Kështu ne nga ana e Bashkimit Europjan na janë dhënë detyra dhe obligime për ti përmbushur kushtet për tu bërë shtet anëtar i BE-së ndërsa ne duhet ti përmbushim ato kushte.

Fjala e parë e mesme dhe e fundit e BE-së drejtuar shteteve kandidate për anëtarsim në kuadër të saj janë REFORMAT dhe pikë. Atëher pse ne nuk i përmbushim ato reforma apo pse ne nuk i çasemi punës me seriozitetin më të madh të mundshëm që ti zbatojmë kend reformat pra. Dhe këto nuk zbatohen me fjalë por me vepra dhe punë konkrete.

Më mirë është që ti përvjelim mëngët dhe të fillojmë sa më shpejtë që ti zbatojmë edhe njëher përsëris REFORMAT sesa të merremi me qështjen se pse nuk morrëm datë para dy ditëve me të cilën do të na mundësohej fillimi i bisedimeve për anëtarsim në BE. Ne jemi mësuar të humbim kohë në debate të kota dhe të stërzgjatura se pse nuk morrëm datë në vend që të mos humbim asnjë sekondë dhe minutë kohë duke iu çasur procesit të zbatimit të Reformave.

Askush nga BE neve nuk na ka sygjeruar se nëse ne hapim debat maratonik për qështjen e mos-marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE ne do të marrim datë për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE.

Por të gjithë faktorët relevant politik dhe diplomatik të BE-së na rekomandojmë që ti zbatojmë reformat e nevojshme dhe të domosdoshme politike dhe sistemore dhe më pas ne të bëhemi shtet anëtar i BE-së. Atëher faktorët politik vendor i pyes se çfar presim ne pse nuk i zbatojmë reformat apo pse nuk i përmbushim kushtet e nevojshme dhe të domosdodhme me qëllim që një ditë të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Europjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat