Ju faleminderit gjykatës Shehat Marku, për guximin profesional dhe njerëzor

Opinione

Ju faleminderit gjykatës Shehat Marku, për guximin profesional dhe njerëzor

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Shehat Marku

Shehat Marku, gjykatës në Gjyqin Themelor në Dibër qëndroi i palëkundur dhe stoik ndaj presioneve dhe shantazheve moniste lokale, qeveritare dhe të Shërbimit të sigurimit  shtetëror në Maqedoninë e ish Jugosllavisë, duke vënë në rrezik edhe karierën e tij profesionale, duke më liruar nga aktakuza mua gazetarin Rexhep Torte, të akuzuar padrejtësisht si gazetar  i “Rilindjes” nga Dibra.

Gjykatësi Shehat Marku tashmë sa vite është i ndjerë dhe vazhdon jetën në  jetën  e përtejme, atje ku një ditë do të shkojmë të gjithë ne, por në qenien time ka  mbetur  kujtimi i  një njeriu dinjitoz e fisnik që nuk mund ta harroj gjer sa të jem gjallë.

Gjykatësi Shëhat Marku për mua mbetet sheëmbull i moralit dhe karakterit shembullor që dëshiron ta arrijë secili njeri me tipare të larta njerëzore.

Gjykatësi Shehat Marku me guximin e tij prej profesionisti e njerëzor, i refuzoi kategorikisht të gjitha ndërhyrjet dhe kërcënimet ogurzeza të pushtetit monist maqedonas lokal e qëndror, dhe mua të akuzuarin në bangën e zezë si gazetar i “Rilindjes” nga Dibra më liroi nga aktakuza e padrejtë.

Gjykatësi Shehat Marku po të më shpallte fajtor dhe po të më dënonte, jeta ime në atë moshë të re do të merrte tatëpjetën, që e dëshironin me ngulm dy dëshmitarët kodoshë Nijazi Limanovski dhe Halit Basha, por edhe klikat politike moniste të Dibrës dhe të Shkupit.

Unë si gazetar i “Rilindjes” nga Dibra asokohe nuk kisha shkruar asnjë artikull kontestues apo problematik të botuar në gazetë, por deklaratat e reme të Nijazi Limanovskit dhe Halit Bashës të depozituara në polici, bënë që Aktivi Politik i atëhershëm në Dibër pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, pa kërkuar qoftë edhe një mendim timin, kishte marrë vendim që unë të mos jem gazetar i “Rilindjes” nga Dibra.

Ky vendim i Aktivit Politik të Dibrës në dhjetor të vitit 1971, u transmetua në të gjitha mjetet  ellektronike dhe të shkruara në ish Jugosllavi,   u botua edhe në të përditshmen “Rilindja” dhe poshtë këtij vendimi edhe qëndrimi i redaksisë së “Rilindjes” ku thuhej, “Pas kësaj edhe Redaksia e “Rilindjes”  heqën dorë nga Korrespondenti i saj Rexhep Torte”, duke më lënë në mes të rrugës pa asfarë mbeshtetje nga askush, përveç Zotit.

Nijazi Limanovski asokohe ishte deputet republikan, drejtor i Radio Dibra dhe korrespondent i shumë  gazetave joshqipe, duke përfshrë edhe ato serbe.

Halit Basha asokohe ishte sekretar në Pallatin e Kulturës në Dibër, zv/drejtor i Radio Dibra dhe korrespondent i “Rilindjes” dhe i “Flaka e Vëllazërimit”.

Nijazi Limanovski për qëllime meskine se mos po ia marr ndonjë nga gazetat ku ai punonte si korrepondent, pasi unë i njihja mirë gjuhën maqedonase dhe ate serbe sepse kisha studjuar në Beograd.

Halit Basha gjithashtu për qëllime meskine se me punësimin tim në “Rilindje” do t’i ndërpritej honorari i kësaj gazete.

Që të dy me dëshmitë e tyre, përkundër të ardhurave të shumta që i kishin, mua në atë moshë të re si gazetar i “Rilindjes” ma morrën nga goja edhe atë kafshatë të vetme që e kisha.

Këta dy dëshmitarë kosdoshë me dëshmitë e tyre bënë që unë të burgosem, tu nënshtrohem hetimeve, që ndaj meje të ngrihet edhe aktpadi penale dhe të mbahet proces gjyqësor, duke mi humbur shtatë vitë jetë në përndjekje, procese gjyqësore   dhe papunbësi.

Rexhep Zogaj, drejtor i NGB “Rilindja”, të cilin e kisha njohur nga mbrëmjet letrare që i organizoja në Beograd si kryetar i Shoqatës letrare studentore “Përpjekja”, me anë të nje letre në vjeshtën e vitit 1971, më ftoi në Prishtinë në nje bisedë ku më komunikoi se Redaksia “Rilindja” dëshironte  t’i përforcojë korrespodenturat në Maqedoni, duke më ofruar që unë të jem korrespontent nga Dibra dhe varësisht nga aktivitetet t’i mbuloja edhe Gostivarin, Kërçovën dhe Strugën, ndërsa Rexhep Zllatku që  asokohe ishte ishte gazetar i “Rilindjes”  nga Shkupi ta mbulontë edhe Kumanovën e Tetovën.

Këtë propozim të drejtorit Rexhep Zogaj e pranova pa mëdyshje nga dëshira që kisha për profesionin e gazetarisë, si edhe nga dëshira që t’i ndihmoja familjes dhe të jem pranë saj.

Për fat të keq ky gëzim i imi nuk zgjati as një muaj pasi mediat elektronike dhe të shkruara në Kosovë, Maqedoni dhe në tërë ish Jugosllavinë, informuan për vendimin e Aktivit Politik në Dibër se, “ Rexhep Torte është i padëshirueshëm që  të jetë korrespondent i “Rilindjes” nga Dibra”.

Nijazi Limanovski si shpërblim nga pushteti i atëhershëm monist, për dëshminë kundër meje u shpërblye me titullin fiktiv doktorshkence.

Halit Basha si shpërblim nga pushteti i atëhershëm monist u shpërblye duke e venë kryetar të LKJ-së në Dibër dhe sërish u rikthye të vazhdojë punën honorar si korrepondent i “Rilindjes” nga Dibra.

Këto ishin vitet më të vështira për mua dhe familjen time, por Zoti na dha guxim, durim dhe kurajo.

Hetimet në fillim zhvilloheshin mbi bazën e cenimit të integritetit dhe sovranitetit të Jugosllavisë, që më pastaj u zhvilluan mbi bazën e nenit për agjitacion e propagandë.

Në kohën kur nga hetuesia mu lejua të mbrohesha në liri, dhe kur isha duke pritur caktimin e procesit gjyqësor për aktpadinë e ngritur ndaj meje për agjitacion e propagandë, në ndërkohë më erdhi ftesa  të shkoj e ta kryej shërbimin ushtarak në Çernomelj të Sllovenisë.

Në ushtri më shoqëroi një furtunë tjetër e provokimeve të njëpasnjëshme nga eprorët dhe ushtarët.

Pa kaluar tre muaj në shërbimin ushtarak erdhi shkresa nga Gjyqi themelor në Dibër se më datë 12.12. 1972 ishte caktuar dita e mbajtjes së procesit gjyqësor ndaj meje.

Veç biografisë time të zezë që ishte dërguar me dokumentacionin për shërbimin ushtarak, caktimi i procesit gjyqësor në kohën që po e kryeja shërbimin ushtarak ishte që unë të diskreditohëm edhe gjatë shërbimit ushtarak.

Lidhur më datën e procesit gjyqësot kërkova pranim te kapiteni i çetës, i cili më priti i shoqëruar me një kapiten tjetër  për të cilin më vonë e kuptova se ishte  i sigurimit ushtarak, ose siç e quanin ndryshe kapiten i KOS-it.

Sipas ligjit ushtarak unë nuk kisha të drejtë të marr leje më shumë se 5 ditë, dhe për këtë arsye kapiteni i çetës druante të më lëshojë të shkoj  në Dibër për në procesin gjyqësor për shkak të largësisë Çernomelj-Dibër.

Megjithatë kapiteni tjetër e mori përsipër përgjegjësinë dhe unë të nesërmen heret u nisa me autobus për në Dibër.

Me të arritur në Dibër pas dy ditë udhëtimi kah ora 10 e paraditës, u lava me shpejtësi, i vesha rrobat civile dhe u nisa për në Ohër për ta gjetur aviokatin për ditën e nesërme kur duhej të mbahej gjykimi.

Avokati Svetozar Petrevski pasi më dëgjoi, më tha se të nesërmen ishte i zënë dhe se nuk mund të arrinte në Dibër.

Unë i thashë se jam në shërbim ushtarak dhe se kisha dëshirë të më mbrojë ai siavokat, përndryshe do të mbrohem vetë, dhe ia tregova librezën e ushtrisë, sepse isha i veshur me rroba civile

I prekur nga kjo situatë, avokati në fund më dha një shkresë me të cilën nga kryetari i Gjyqit në Dibër kërkonte që gjykimi të shtyhet për në ora 16 të pasditës, gjë që edhe u aprovua.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj meje salla e gjyqit dhe korridori ishin mbushur përplot me dibranë kurreshtarë.

Procesi gjyqësor zgjati më shumë se 5 orë.

Gjatë procesit gjyqësor dëshmitarët kodoshë Nijazi Limanovski dhe Halit Basha dolën në ballafaqim direkt me mua, duke i konfirmuar deklaratat e tyre dhënë në polici, se “unë Rexhep Torte kam mbështetur demonstratat  e studentëve në Zagreb në vitin 1971 dhe këkesat e tyre,  kam kritikuar konkluzat e Komitetit Qëndror të Kroacisë në krye me Savka Dapçeviq-Kuçar,  kam kritikuar fjalimin e Titos që i dënonte kwto demonstrata studenore etj.”.

Unë i kundërshtova si të pavërteta  këto deklrata të tyre, duke argumentuar faktin se qëllimi i Nijazi Limanovskit dhe i Halit Bashës si dëshmitarë me këto insinuata ishte që unë të mos jem gazetar i “Rilindjes” në Dibër  për arsye  të konkurrencës profesionale.

Prokurori i lëndës kërkonte dënim maksimal ndaj meje.

Vendimi i këtij procesi gjyqësor nuk u soll atë mbrëmje, gjë që për mua ishte sfida e radhës.

Unë i lodhur maksimalisht shkova në shtëpi, dhe pasi ndenja me prindërit për tu ç’mallur, rashë në gjumë sepse të nesërmen heret në mëngjëz duhej të nisësha për në Çernomelj për të arritur në kohë në kazermë.

Deshti Zoti që pas një udhëtimi të gjatë e të lodhsham në Çernomelj arrijta në kohë, por me brengën e madhe në zemër për faktin se nuk e dija  vendimin që  do të merrte trupi gjykues.

Sipas informatave që mora më vonë si para procesit gjyqësor ashtu edhe pas këtij procësi gjyqësor, gjykatësi Shehat Marku kishte qenë në shënjestër të Aktivit Politik në Dibër dhe të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, duke e thirrur në disa biseda informative për ta bindur  që me vendimin gjyqësot të më shpallën mua fajtor dhe të më dënoje.

Në dosjen policore që pata fatin ta marr në faqen e parë figurojnë emrat e kodoshevë Nijazi Limanovski dhe Halit Basha.

Në dosjen policore që pata fatin ta marr mes tjerash shkruan se është evidentuar edhe çdo person që ka hy ose ka dalë nga zyra e gjykatësit Shehat Marku.

Në dosjen policore shkruan edhe për bisedat informative që i kanë zhvilluar inspektorët e Sigurimit Shte tëror të Maqedonisë për ta bindur gjykatësin Shehat Marku që me çdo kusht të më dënojë.

Dy javë paspëfundimit të procesit gjyqësor, mua në kazermën ushtarake në Çernomelj, më erdhi vendimi gjyqësor, i nënshkruar nga gjykatësi Shehat Marku, në të cilin shkruhej se jam i liruar nga aktakuza me të cilën akuzohesha.

Ky vendim i gjykatësit Shehat Marku, për mua ishte dhurata më e çmuar, ishte gëzimi i paspjegueshëm dhe qetësim i madh shpirtëror në ato kohë tejet të vështira të shërbimit ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat