‘Dancing Eyes’ të Edi Ramës dhe një rënie e lezetshme e Hotit

Opinione

‘Dancing Eyes’ të Edi Ramës dhe një rënie e lezetshme e Hotit

Nga: Kimete Berisha Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:37
Kimete Berisha

1. Në fillim desha të shkruaj diçka për Edi Ramën, që ia ka lejuar vetes luksin që të nervozohet me Vjosa Osmanin, e cila kur koncentrohet mundet me ta plas barkun me kokëfortësi dhe me vendosmëri.

Edi Rama është dashur ta huazoj dikund pak qetësi dhe të tregohet cool, demek sikur nuk e përfill as Vjosën.

Vjosa Osmani (mua që njihem për gjakun e nxehtë, nuk më ka nervozuar kur më ka quajtur 'e ashtuquajtur analiste').

Përkundrazi, jam thelluar në mendime dhe po punoj edhe më shumë derisa Vjosa të ma heq nofkën në fjalë.

Që më ka ofenduar mua, kjo s'do të thotë se ajo është 'e keqe' për Kosovën.

Edi Rama me ata 'Dancing Eyes' të tij, sy që vallëzojnë, shprehu urrejtje për Vjosën, e mohoii dhe pati nevojë ta 'demilitarizonte' me fjalë një grua e cila nuk e ka asnjë faj.

Edi Rama e ka inteligjencën (dhe dijen) më djallëzore dhe tërheqëse që e ka pasur dikush ndonjëherë në politkë.

Kjo s'mund t'i mohohet që është dramatik në të shprehur dhe atraktiv.

Duhet të kuptojmë se askush nuk është krejt 'i keq', as krejt 'i mirë', as Edi Rama, i cili mbetet i vetmi politikan (veç Albinit, që ka narracion të butë dhe human), të cilin e dëgjoj me kureshtje dhe tingëllon bukur edhe kur e ka 'keq'.

Pra, është maestro i fjalës, bën balet me fjalët, ta pshtjell krejt, me elegancën më të madhe.

Por, Vjosën s'ka pse e ngacmon, si Daçiqi. Vjosën duhet ta ndihmosh.

Sot e pashë faqen e Edi Ramës në FB që reklamohej e sponzoruar.

Nuk mendoj se Edi Rama ka nevojë për reklama, e shoh si fitues, shkaku se Edi Rama është shqiptar tipik si populli i tij, impulsiv, me frymë n'fyt, i pandjeshëm, jomirënjohës, shtirës dhe arrogantë.

Prandaj e duan, se ua çon mallin e vetes.

Edi Rama bën drama, por nuk aktron, këtu është 'problemi'.

Edi Rama guxon të jetë 'i poshtër', guxon të thotë atë që ndjen dhe të ndjen atë që thotë, është jokonvencional dhe 'i vërtetë'.

Jo i mirë falls, Edi Rama është ai që është ('i keq' ), ama origjinal.

2. Me lezet t'madh e kam përjetu' rënien e qeverisë Hoti.

Qeveria me prirje diktatoriale,

ku ashiqare prej Ministrisë së Finacave u vjedhën milionat;

ku ministri Kuçi i jepte vetes miliona tendera;

ku kultura synonte ndalimin e shprehjes së lirë, frikësimin e administratës që të denoncojë rastet e korrupcionit.

Qeveri e njohur për projekte inkognito dhe për memorandu

me milionëshe (për punë që nuk ekzistojnë). Pra kjo qeveri ka dhënë para për 'projekte' që nuk ekzistojnë dhe kjo duhet të ndjeket ligjërisht.

Por, ama mënyra se si ka rënë është e lezetshme.

Ka rënë si në lojë.

Mua m'u ka dukë si lojë e thjesht por e bukur, dhe me të papritura.

Si ajo loja që e luajnë vajzat dhe gratë në 'të treten e ditës' kur shkojnë me 'vesh' nusen (bijën e tyre) në shtëpinë e burrit të saj.

Çohen mikateshat (ato që e kanë dhënë vajzën e tyre në atë shtëpi) dhe i mashtrojnë nuset e asaj shpije duke ua fshehur gotat.

Qëllimi kryesor i lojës është m'i mashtru ato gra, me ua fsheh gotat e ato mos me t'hetu.

Nëse t'hetojnë-kjo tregon se janë tata-mata, të kfjellta e syçela, nëse jo ngjehen si 'trullajka', e ti si e zonja, që i lajthit gratë në shtëpinë e tyre.

Pastaj, fitimtaret, Ne (kinget), i nxjerrin nga trupi gotat e fshehura dhe me to si trofe, ia nisin vallës. Është një ndjenjë e papërshkrueshme e fitores, një ndjenjë krenarie që ke arritur të mashtrosh me sukses të madh...

Zemra t'knaqet.

Kam korrur shumë fitore në këto lojëra me hile.

Jam eksperte e mashtrimit dhe fshehjes së gotave

3. Sa shumë më ka marrë malli për lojë.

Për lojën 'në mes dy zjarreve, paso',

për lojën fshehtas,

sidomos me ja lënë ngilën dikujt që ma ka lënë gjithë ngilën.

Loja është ajo që na duhet më së shumti në jetë.

Loja e luajtur bukur me sharm.

Mos e ke ti ndonjë kujtim të bukur në jetë që nuk lidhet me lojë!

Nuk e ke!

Çdo gjë e bukur në jetë është lojë.

P.S. LDK e ka vjedhur pushtetin (me vetëdije të plotë), dhe nëse nuk ndëshkohet me votë (preferohet burgu kolektiv për krejt qeverinë dhe për të gjitha ata që janë bë sebep të formohet qeveria e jashtëligjshme Hoti) do të thotë se në Kosovë 'lejohet' me vjedh pushtetin!

Nuk lejohet.

Hajnat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat