Pushkalla e FSK-së

Opinione

Pushkalla e FSK-së

Nga: Bekim Rexhepi Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:39
Bekim Rexhepi

Ne edhe gjatë luftës kemi futur ne fronte njerëz pa armë, u kemi thënë nuk kemi armë por kur të vritet një ushtar në front ti do të marrësh armën e tij sepse liria është e madhe. Ne edhe sot po i fusim ushtaret e FSK-së në fronte me po këto kushte, pa armë, pa njohje për to pa strategji ushtarake dhe pa njohuri të paqes dhe të luftës.

Njashtu si krisma e pushkallës është edhe jehona e fundit e Kuvendit për obligimet e reja të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake të SHBA-ve, respektivisht Gardën Kombëtare të Iowa.

Ka një të vërtetë që duhet ta themi mbase edhe troç se; Kosova si një shtet i ri nuk e ka zgjedhur dot dilemën e forcës së shtetit. Madje po të shikohet forca e saj edhe pas njëzetë vjetëve duket të jetë me dobët në strukturat horizontale dhe vertikale të saj. Nuk janë kazermat dhe ushtaret ata, që e moralizojnë një ushtri të vetme, pra siç duket janë armët dhe arsenali i tyre.

Ne edhe gjatë luftës kemi futur ne fronte njerëz pa armë, u kemi thënë nuk kemi armë, por kur të vritet një ushtar në front ti do të marrësh armën e tij sepse liria është e madhe. Ne edhe sot po i fusim ushtaret e FSK-së në fronte me po këto kushte, pa armë, pa njohje për to, pa strategji ushtarake dhe pa njohuri të paqes dhe të luftës.

Ne kemi një oazë në veri të Kosovës ku kriminelet kanë zënë shtat dhe ne i dërgojmë djemtë dhe vajzat tona për në oaza të tjera, të panjohura për paqe. Kjo braktisje me ta për një ideal të madhe siç është paqeje ka një skepticizëm në rritje sepse për paqe të vërtetë ne kemi nevojë në veri dhe jo në vende të tjera.

Nuk mund ta banalizojmë edhe për më tej, nëse krerët e UÇK-së sot po gjykohen për krime lufte në Hagë dhe për pak kohë i kërkohet prapë strukturave të saja të FSK-së të hyjnë në misione të reja lufte e paqësore, mbase përbënë një konditë të rrezikshme të konspiracionit ndërkombëtar në lidhje më Kosovën. Cila është kjo konditë, ky konspiracion me ne le të shohim në vijim të ngjarjeve kur të kërcasë pushkalla tjetër e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat