Pse ca mjekë dhe profesorë tradhtuan profesionet e tyre për t'u marrë me politikë?

Opinione

Pse ca mjekë dhe profesorë tradhtuan profesionet e tyre për t'u marrë me politikë?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 30 mars 2021 Në ora: 20:22
Adem Bytyçi

Kosova jo vetëm pas luftës, por edhe para luftës e ka ndijë mungesën e disa kuadrove:  në fushën e mjekësisë dhe arsimit superior.

Pas lufte në vend që t'i kushtohej vëmendje dhe përkushtim të shkollohen kuadrot deficitare në të gjitha fushatë më rëndësi shoqërore,  kanë ndodhur disa paradokse në të kundërtën e saj që do duhej të bëhej.

Në vend  që të rritje numri i profesionalistëve të fushave të ndryshme, si në mjekësi, arsim etj, përkundrazi është reduktuar numri i  profesionalistëve në profesionet e tilla për shkak të politikës.

Pas lufte në Kosovë, politika vlerësohej si lamia më fitimprurëse për ata  që inkuadroheshin në këtë veprimtari, sa që gradualisht u shndërruar në një biznes të cilin filluan ta synon të gjithë personalitet e të gjithave profesioneve të cilat realisht, profesionalisht dhe logjikisht nuk e kishin as edhe një lidhje me politikë.

Merrni me mend pati mjek të cilët u bënë Ministra të infrastrukturës , profesor dhe akademik, kryetar të subjekteve politike edhe shumë e shumë individ tjerë lanë profesionet e tyre dhe ju rrekën politikës.

Kjo ishte rrjedhojë  e një gjendje në të cilën politikanët filluan të ishin njerëzit më të pasur në Kosovë, brenda një periudhë shumë të shkurtër krijuan pasuri marramendëse, ndërtuan dhe blenë shtëpia dhe vila brenda dhe jashtë vendit.

Me rastin e privatizimit ishin të paret aktorët politik që i përvetësuan asetet më të rëndësishme të privatizimit me çmime qesharake.

Blenë me qindra hektar tokë për 2- 5 Euro arin, një çmimi ku tepër minimal.

Pra,deshëm apo jo ta pranonim politika në vendin tonë fillojë t'i josh individët e profesioneve më të rëndësishme që t'i lënë profesionet e tyre për kontributin e të cilëve kishte shumë nevojë shoqëria dhe t'i turrën politikës.

Një trend i tillë nuk është në interesin e vendi tonë, prandaj është mase e nevojshme të ndryshojë menjëherë.

Mënyra e cila mund ta ndryshojë këtë qasje jo të dobishme për vendin është flakja e korrupsionit në mesin e politikanëve dhe  zvogëlimi  koeficientit të dallimit të rrogave në mes politikanëve dhe atyre profesioneve jashtë politikës, kështu është vepruar në të gjitha shtete demokratike Europiane, ky kuadrat e profesioneve të ndryshme edhe atëherë kur ju jepet mundësia të kuqën në politikë nuk i lënë profesionet e tyre dhe tani në këto vende nuk ekziston termi: "Mungesë e kuadrove deficitare"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat