Shkarkohet i vetmi drejtor shqiptar e në vend të tij emërohet një drejtor serb

Opinione

Shkarkohet i vetmi drejtor shqiptar e në vend të tij emërohet një drejtor serb

Nga: Mr. Sc. Refik Hasani Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:47
Mr. Sc. Refik Hasani

Shkarkimi  i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu, nga Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Serbisë Zlatibor Lončar, është vendim arbitrar. 

Ky shkarkim është në vazhdën e diskriminimit klasik pasi është i vetmi Drejtor jo vetëm në instancën shëndetësore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe në gjithë qeveritë e dy dekadave të fundit  në Republikën e Serbisë.

Është e papranueshëm ky shkarkim pasi në vend të tij është emëruar një  Drejtor  i Komunitetit Serbë në Preshevë, e kur dihet mirëfilli që Preshevën e përbejnë me 98 % shqiptarë.

Kurse, sot datë 13 prill, është mbajtur sesioni i Këshillit të Sigurimit, e në këtë rast  Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq, ankohet në këtë sesion të Këshillit të Sigurimit që Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ,,ia dha Listës Serbe vetëm një ministri’’.

Për shkarkimin  e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu, do të duhej të reagojnë Prishtina dhe Tirana zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat