Fokusimi naiv i vëmendjes tek dialogut

Opinione

Fokusimi naiv i vëmendjes tek dialogut

Nga: Bekim Rexhepi Më: 2 maj 2021 Në ora: 21:53
Bekim Rexhepi

Ka një fokusim dhe vëmendje ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka filluar thuajse që njëzetë vite e më parë dhe prapë të duket se po fillon prapë aty nga e para. Për këtë lloj fiksim mosbesues ka një faktor koherent që këto bisedime të duken të tilla pa shpresë pa gjasa edhe për më shumë kohë të tjera, ky faktor është vetëm serb, është defekti politik serb për tu marrë vesh më të tjerët, me marrëveshje paqe. Serbia dhe politikanët e saj historikisht kanë nxjerrë në pah defekte politike sepse marrëveshjet e lehta nuk i konsideron marrëveshje përfundimtare sepse ka kërkesa të tjera sipër tyre dhe mbi to shtonë gjithnjë doza ose ngarkesa nacionaliste.

Ndërsa një faktori tjetër është ay shqiptar, i cili padyshim, dorën në zemër ka besuar në forcën dhe gatishmërinë ndërkombëtare se përfshirja e tyre si ndërmjetësues në këto bisedime dhe në marrëveshje do të ketë suksese. Megjithëse janë bërë disa marrëveshje infatile nga liderët e deritanishëm të Kosovës, ato marrëveshje ende duken të jenë në fillimin e tyre sepse nuk ka përparime edhe pse ka disa obligime ndërkombëtare për arritjen e tyre dhe implementimin e tyre.

Kur jemi tek obligimet ndërkombëtare mbase dhe domosdoshmërish duhet të potencojmë dhe të ngulim këmbë në qëndrime e parime negociuese se ato obligimet janë të dy anshme edhe për Kosovën, po edhe për Serbinë. Nuk mund të jenë vetëm për njërën palë obligative.

Patjetër duhet të qartësohet edhe opinioni i gjerë ndërkombëtar se Serbia nuk realizon marrëveshje politike edhe pse i nënshkruan ato, edhe pse në njëfarë forme zotohet se do të marr obligime dhe përgjegjës shtetërorë e ndërkombëtare për to. Duhet të saktësojmë po ashtu se marrëveshje serbe nuk realizohen më qëllime të caktuar politike sepse jashtë tyre do që të ketë kërkesa të tjera, kërkesa shtesë, kërkesa ekspansioniste, sikur ato nuk do të janë të mjaftueshme kurrë për interesat e saja.

Paraprakisht, ato marrëveshje të nënshkruara i lë mënjanë, në mënyrë që më pastaj kërkesat e saja të reja në dialog të jenë më prioritet se ato që janë nënshkruar dhe jo realizuar, duke gjetur po ashtu obstruksione të tjera për mistifikuar marrëveshjet e arritura më herët.

Pala shqiptare e Kosovës vazhdimisht ka bërë koncesione të mëdha dhe të cilat nga një prizëm mbase duken të rënda për stabilitetin e mëtejmë të vendit. Siç është marrëveshja e 12 prill 2013-ës e cila me të drejtë u quajt si marrëveshje e “zajadnicës”, që u kundërshtua e edhe nga kushtetuesja u vlerësua si antikushtetuese, dhe si e tillë ajo më nuk mund të realizohet, sepse është konstaturar ligjërisht se prishë komplet konfiguracionin e shtetësisë së Kosovës, ndaj pala shqiptare duhet që disi këtë marrëveshje ta modifikoi brenda strukturës kushtetuese të shtetit multietnik të Kosovës.

Çdo përpjekje e ndryshme që do të preki strukturën multietnike të Kosovës me një marrëveshje të re për ndonjë “Zajednicë”, të tipit etnik në vend, bëhet e paqëndrueshme për stabilitetin e shtetit, prek direkt mbi resurset më të bujshme të vendit, mbi të cilat realisht shteti mban gjasat dhe shpresat për rimëkëmbje.

Në analin e marrëveshjeve Kosovë -Serbi deri më tani kemi 33-i, marrëveshje të nënshkruara dhe Serbia, thuajse asnjëra nga këto nuk i ka realizuar, për të mbetur më skepticizëm se ato do të realizohen. Dhe më të drejtë le të pyesim se pse duhet të ketë marrëveshje të tjera, marrëveshje të reja pa u realizuar qëpari ato marrëveshjet e mëhershme.

Është thënë dhe përsëritur gati në retorikë verbale se e vetmja marrëveshje që aludohet dhe që duhet të arrihet është marrëveshja për njohja reciproke të dy shteteve. A është e gatshme Serbia ta bëjë këtë njohje të shtetësisë se Kosovës edhe po të realizohen të gjitha marrëveshjet e arritura më herët kjo duket më qartë se jo.

Por, po ashtu as edhe Kosova nuk është më në atë gjendje të bëjë koncesione të tjera të dëmshme për interesat e saja, e në dobi të Serbisë për të pasur një paqe e cila mbase kurrë nuk do të jetë e përhershme sepse Serbia gjithnjë dhe gjithmonë do të interesohet të gjejë fakte dhe faktorë të tjerë të destabilizimit të Kosovës.

Një marrëveshje me Serbinë duket e vështirë, sepse ende kemi një Serbi të centralizuar në faktor ekstrem nacionalistë. Për këtë alarmojnë edhe vet serbet, nëse është kjo gjendje ahere pse duhet të besojmë se do të ketë marrëveshje stabile me Serbinë. Para një marrëveshje të tillë të supozuar për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta dimë se kështu siç është gjendja në Serbi dhe me asi politikan që ndezën flakë dhe prishën Jugosllavinë nuk ka dhe as nuk do të ketë minimumin e garancive për marrëveshje të qëndrueshme. Faktori ndërkombëtar duhet të nënshtroj faktorët nacionalist serb brenda Serbisë që të krijohet së paku premisa që Serbia është demokratike, dhe demokracia ka parime të civilizimet me çka ajo do të mund të njihte masakrat që ka bërë gjithandej, e edhe ndaj shqiptarëve. Të kërkoj falje për krimet dhe dëmet dhe tek më pas të krijohej përshtypjeje se Serbia është e gatshme për marrëveshje paqe. Nuk mund të ketë më asi marrëveshje të tipit gabuar si marrëveshja për “Zajednicën”, pa çka se sensasiviteti i palës shqiptare ka koinciduar në interesa të Serbisë në një kohë kur u bë ajo marrëveshje. Qeveria e re nuk duhet të lejoj as diskutime ndërkombëtare për këtë variant dhe e mira do të ishte qe tipi i “zajednicës”, të bëhet në vetëm një OJQ -(zajednica) me kompetenca fare kulturore. Pak rëndësi ka se a do ta pranojë Serbia, sepse këtë e dimë që ajo s’do ta pranojë madje kurrë.

Fokusimi i vëmendjes tek dialogu ka një dozë mashtruese në vetvete, por le të mos mbesim fajtor për destruktivitet në të, faji për këtë destruktivitet të vazhdueshëm është serb dhe ndërkombëtaret le të kërkojnë nga Serbia llogari dhe përgjegjësi, nëse duan marrëveshje dhe jo të kërkojnë koncesione të tjera nga ne për hesape të djallit që mbase vetëm do luftë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat