Nuk ka marrëveshje pa kompromise

Opinione

Nuk ka marrëveshje pa kompromise

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:55
Ragip Guraziu

Këtu nuk po bëhet fjalë vetëm për Veriun e Mitrovicës dhe Kosovën ,por për gjithë çështjen shqiptare edhe si kombë që e kanë vënë në një udhëkryq të rrezikshëm.

Çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm, Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën ?!

''Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Po dikush,kogja i madhë në politikë na sygjeroi ''Mos ti ndegjojmë shumë ndërkombëtarët''...

Kur kemi parasyesh e këto ''selame'', na erdhën ''taze'', mu nga Amerika shteti më i fuqishëm në Botë dhe përkrasi më i fuqishëm për pavarësinë e Kosovës,Ushtrinë e saj,dhe defintivisht lirimin apo lirinë nga thundrra serbe,dhe Kosova tani shtet,falenderimet më të mëdha për Amerikën aleatët e saj,miqt të paharruar që na njohen mbi 120 shtetet,nuk do koment,por tani mu kujtua ajo fjala popullore e jonë;''Hyp në dardh se te mbyta-zbrit nga dardha-se te mbyta''....

Sipas zëdhënësit të Ministrisë për Mbrojtje të Rusisë, Vladimir Mukhinit, në luftën e Kosovës morën pjesë rezervistë dhe ushtarakë të pensionuar rusë. Komandanti i Ushtrisë të rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë, Viktor Çeqevatov, kishte parashtruar kërkesë në gjeneralshtabin rus për të dërguar kontraktnikë në Serbi. Është tërësisht e mundshme se disa nga kontratnikët rusë që luftuan në Kosovë, në fakt, kanë mundur të jenë zyrtarë rusë, anëtarë të njësisë elitë policore paramilitare OMON dhe SOBR, brigada komando e Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), brigadat “Spetsnaz” apo njësitë ajrore, siç është Divizioni i 76 i Gardës Pskov dhe Regjimenti 331 që është në kuadër të Divizionit 98 Kostroma, anëtarë të të cilëve u dërguan në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë si paqëruajtës pas përfundimit të armiqësive që u bë në verë të vitit 1999. Kontratnikët rusë, në mënyrë rutinore, arrinin nëpërmes Beogradit dhe nuk hasnin në probleme me zyrtarët serbë edhe pse nuk kishin bagazh me vehte e që jepnin shenja të qarta se po shkonin në luftë. Vullnetarët e plagosur rusë mjekoheshin në spitalet e Serbisë.

Dhe jo rastësisht mercenari rus në GJakovë kishte vrarë tre civilë shqiptarë,që dëshmonë pjesmarrëjen e mercenarëve rus në luftën e UÇK-së,në krah të shtetit serbë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë për Mbrojtje të Rusisë, Vladimir Mukhinit, në luftën e Kosovës morën pjesë rezervistë dhe ushtarakë të pensionuar rusë. Komandanti i Ushtrisë të rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë, Viktor Çeqevatov, kishte parashtruar kërkesë në gjeneralshtabin rus për të dërguar kontraktnikë në Serbi. Është tërësisht e mundshme se disa nga kontratnikët rusë që luftuan në Kosovë, në fakt, kanë mundur të jenë zyrtarë rusë, anëtarë të njësisë elitë policore paramilitare OMON dhe SOBR, brigada komando e Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), brigadat “Spetsnaz” apo njësitë ajrore, siç është Divizioni i 76 i Gardës Pskov dhe Regjimenti 331 që është në kuadër të Divizionit 98 Kostroma, anëtarë të të cilëve u dërguan në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë si paqëruajtës pas përfundimit të armiqësive që u bë në verë të vitit 1999. Kontratnikët rusë, në mënyrë rutinore, arrinin nëpërmes Beogradit dhe nuk hasnin në probleme me zyrtarët serbë edhe pse nuk kishin bagazh me vehte e që jepnin shenja të qarta se po shkonin në luftë. Vullnetarët e plagosur rusë mjekoheshin në spitalet e Serbisë.

(Dr.Bernard Kouchner), përfaqësues special i sekretarit të OKB-së në Kosovë, sikur edhe gjenerali Ueslli Kllark (Wesley Clark), komandant i forcave amerikane gjatë operacioneve të NATO-s në vititn 1999, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e kontratnikëve rusë në spastrim etnik, sidomos në rajonin e pjesës jug – perëndimore të Prishtinës. Më 22 qershor 1999 Pentagoni ka konfirmuar zyrtarisht se kontratnikët rusë kanë luftuar në anën e forcave serbe në Kosovë dhe ka premtuar që hetuesit e krimeve të luftës do të ekzaminojnë rolin e Rusisë në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës. Kanë kaluar ,jo edhe shumë vjet qëkur është dhënë ky premtim e qëkur janë ngritur aktakuzat kundër kriminelëve kryesorë serbë të luftës, të cilët organizuan krime të tmerrshme në Kosovë, por ekzekutuesit e këtij organizimi, siç janë Vladimir Mijasnikov, koloneli Igor Saburov dhe kontratnikët tjerë rusë që arrijnë shifrën mbi 150, mbetën ende të lirë.

Disa nga rusët që vullnetarisht shërbenin në MUP, u dërguan në Brigadën Intervenuese 124 të njësisë speciale policore, të cilën njësi më vonë e dekoroi Milosheviqi për “shërbim” në Kosovë. Rusët që shërbyen në MUP punuan ngushtë me korpusin e tretë të Prishtinës që komandohej nga gjeneralmajori Vladimir Lazareviq, me batalionin 52 të policisë të udhëhequr nga majori Zhelko Pekoviq, dhe me brigadën 549 të motorizuar, që komandohej nga koloneli Bozhidar Deliq. Një brigadë speciale ishte stacionuar në Gërmi (pushimore afer Prishtinës) dhe nga kjo bazë operonin kontratnikët rusë. Kontratnikët rusë që shërbenin në këtë brigadë bartnin uniformë të rregullt të MUP-it, në ngjyrë të kaltër dhe të beretave të kuqe, e cila gjë i bënte të padallueshëm nga policia serbe.Në pranverë të vitit 1999, 60 kontratnikë rusë ishin angazhuar në sulm kundër qytetit të Prizrenit, ku mbetën të vdekur 22 civilë shqiptarë. Gazetari amerikan, Roj Gutmen (Roy Gutman), që punonte për gazetën “Newsday” të Nju-Jorkut, raportonte se kishte vullnetarë rusë edhe në vijat e frontit të vrasjeve që u bënë në fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Samodrazhë, Korishë, Bellacërkë, Pustosellë dhe Drenoc. Në prill të të njëjtit vit, në afërsi të Pashtrikut, UÇK kishte zënë rob një mercenar rus, i cili barte uniformë të gjelbër të ushtrisë jugosllave. Po ashtu, në prill, gazeta e përditshme ruse “Novje Izvestia” reportonte për arritjen e një kufome në Moskë e që ishte trupi i pajetë i 34-vjeçarit Fjodor Shulga, një mercenar që kishte luftuar në anën e serbëve në Kosovë dhe i cili më parë kishte udhëtuar për Serbi si turist. Me vazhdimin e bombardimeve të NATO-s, në fund të majit 1999, UÇK-ja ia dorëzoi Kryqit të Kuq kufomën e një mercenari rus, 34-vjeçarit, lejtenant Vitali Bukharin (apo Bulakh), të cilin e kishin vrarë në fushëbetejë. Bukharini, deri në vititn 1997, kishte qenë komandant i një njësie të Ministrisë Ruse për Emergjenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat