Sfidë në politikë, ruajtja e nderit

Opinione

Sfidë në politikë, ruajtja e nderit

Nga: Hisen Berisha Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:53
Hisen Berisha

Të pa vërtetën e demanton koha e së vërtetës.

Çështja më sfiduese për partitë dhe liderët, për ta marrë pushtetin në Kosovë pas zgjedhjeve, është kuraja për të "vënë dorë në plagë"!? Këtë zotim duhet ta marrin para zgjedhjeve, ndaj Pranisë Ndërkombëtare Civile dhe Ushtarake në Kosovë.

Ketë zotim e kanë bërë shumë Kryeministra deri me sot, por kanë shkaktuar zhgënjim!?

Në jetë mund të blihet liria! 

Mund të ndryshohet edhe historia.

Edhe kjo ka arsyet e veta.

Në politikë, ajo blihet duke siguruar apo shitur votën!

Në jetën e zakonshme, duke e ndryshuar gënjeshtërt historinë.

Por, jo përherë zgjatë gjithçka!

E vërteta mbetet vetëm e vërtetë.

Një ditë do bëhet e ditur. 

Një të ardhme do rendoj në sipërfaqe dhe ndërgjegjen e secilit.

Ka shumë peshë trashëgimia që lëmë për brezat dhe historinë!

E vërteta ka shumë peshë për historinë, e mbijeton atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat