Mbrojtja juridike e të akuzuarve të Hagës

Opinione

Mbrojtja juridike e të akuzuarve të Hagës

Nga: Skender Musliu Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:04
Skender Musliu

Formimi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, është rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të klasave politike që qeverisën dhe sunduan me Kosovës për 20 vite, e që sherrin po ua sheh edhe sot Kosova. Kjo ka ndodhur në mungesë të vullnetit politik, kapjes së sistemit të drejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe lakmisë për pushtet dhe pasurimit të paligjshëm.

Rrjedhimisht, sikur politikanët tanë t’a kishin themeluar një Gjykatë Speciale në Kosovë për trajtimin e këtyre krimeve të pretenduara, siç e kishin bërë Kroacia, Serbia dhe Bosnja, nuk do të formohej kjo Gjykatë. Në mungesë të këtij vullneti politik, bashkësia ndërkombëtare, e në veçanti SHBA-ja, insistuan për themelimin e saj, kurse Hashim Thaqi përmes presioneve ndaj deputetëve, i ndihmuar nga aleati i përbetuar Isa Mustafa, e miratuan në Kuvend.

Prandaj përgjegjësinë e mbanë PDK-ja në krye me Hashim Thaqin, e cila jo vetëm qeverisi më së shumti me Kosovës, por anëtarët e së cilës më së shumti supozohet se janë të implikuar në krimet e pretenduara,për periudhën para dhe pas luftës.

Si rezultat i kësaj Gjykate, për momentin në paraburgim në Hagë gjinden disa komandant dhe udhëheqës të lartë të shtetit.

Pyetja që me të drejtë shtrohet është se, kush duhet t’ua paguaj avokatët e të akuzuarve ?

Sipas Ligjit mbi mbrotjen juridike, honoraret e avokatëve të të akuzuarve që nuk kanë mundësi financiare, paguhen nga Buxheti i shtetit, sikurse edhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të familiarëve të tyre gjatë vizitave në Hagë.

Për momentin, si po duket asnjë i akuzuar nuk paska mjete financiare për avokatët e tyre, sepse shteti po ua paguan ???

Mirëpo a është e arsyeshme dhe e drejtë, që avokatët e të akuzuarve të paguhen nga Buxheti i shtetit ?! Mendoj se jo, pse ? Sepse :

1. Gjykata Speciale konsiderohet si Gjykatë e Kosovës, për të cilën vlejnë Ligjet e Kosovës dhe është nën juridiksionin e saj ;
2. Asnjeri nga të akuzuarit aktual dhe ata që do të pasojnë, nuk akuzohen për veprimet apo luftimet ushtarake kundër ushtrisë serbe, por për veprime të kundërligjshme të individëve, qoftë edhe nën uniformën e UÇK-ës, kundër civilëve të pafajshëm, kundërshtarëve politik, kundër ushtarakëve të FARK-ut, për arrestime dhe maltretime brutale, burgosje arbitrare e tj.

3. Nëse janë të pafajshëm, ashtu siç deklarohen, atëherë pse të akuzuarit angazhojnë një armatë të tërë avokatësh, e sidomos avokat ndërkombëtar me pagesa të majme, si psh. Hashim Thaqi, nga pesë avokat, katër janë të huaj. Edhe Kosova ka avokat profesionist të çertifikuar për këtë Gjykatë ;

4. Nëse të akuzuarit shpallen fajtor, a nuk don të thot kjo se taksapaguesit e varfër të Kosovës, e në veçanti familjet e të vrarëve, të dëshmitarëve të likuiduar etj. kanë financuar mbrojtjen e kriminelëve !?

5.Të akuzuarit në opinion konsiderohen si milionerat e Kosovës që u pasuruan pas luftës e këndej.

6. Me Ligjin mbi mbrojtjen juridike është paraparë, që nëse të akuzuarit shpallen të pafajshëm, ata do të kompenzohen dhe dëmshpërblehen në integralitet. Atëherë pse shteti t’ua paguajë avokatët ?

7. Ky Ligj është miratuar nën pretekstin se të akuzuarit në Hagë do t’a mbrojnë UÇK-ën, që paraqet mashtrimin dhe keqpërdorimin e rradhës në emër të UÇK-ës.

Tendencat e të akuzuarve dhe disa komandantëve të vetshpallur,se ata në Hage do t’a mbrojnë UÇK-ën, është hipokrizi, demagogji dhe mashtrim i opinionit, sepse ata në Hagë do t’a mbrojnë vetveten për krimet e supozuara, kurse çdo thirrje në emër të UÇK-ës, është manipulim dhe komprimitim për UÇK-ën.

8. Ligjin mbi mbrotjen juridike e kanë miratuar vet të akuzuarit kur ishin në pushtet, sikur t’a kishin ditur se do t’ju shërbejë një ditë !

Të gjitha këto, paraqesin dyshimin real, se a duhet t’iu paguhen avokatët të akuzuarve !?

Buxheti i Kosovës për vitin 2021 ka ndarë 17 million euro për mbrojtjen juridike të akuzuarve, vetëm për periudhën tetor 2020 – prill 2021 janë paguar 1.6 million euro.

Me milionat që jipen për mbrojtjen e të akuzuarve, shteti do të mund t’i rriste pagat për veteranët dhe invalidët e luftës, ndihmat sociale, pensionet, infrastrukturën shëndetësisë e tjera, e jo këto miliona të shkojnë te milionerat e Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat