Arka e paprekur në duart e secilit

Opinione

Arka e paprekur në duart e secilit

Nga: Bekim Rexhepi Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:08
Bekim Rexhepi

Duhet pranuar faktin se UÇK-ja, nuk u la siç do të duhej të ishte arkë e paprekur, ajo u vë në duart e secilit, sepse nga madhështia e saj u orvat të përfitohet shumë dhe gjithçka në emër të saj, të shenjtë. Nëse, këtë arkë e nxorëm nga fundosja pse do të duhej ta dëmtonin më pastaj vet ne, e pikërisht nga ata që u përfshinë të nxjerrin atë nga ajo fundërrina. Fundi ajo u nxor edhe me ndihmën e miqve tanë perëndimor, pa të cilën nuk mund të krekoseshim më këtë arkë. 

Lufta mund të urrehet nga të gjithë, por jo edhe prej të gjithëve sepse atë e duan fanatikët politik madje edhe ata që mbajnë armë dhe uniforma lufte. Ndërsa tek ne shqiptarët nuk e donin asnjëri sepse e dinim se ajo ishte çështje kohe, nuk ishim të përgatitur sepse kjo do të sinjalizonte panikun dhe do ta përshpejtonte atë (luftën) në kohë. Ndaj nuk i kemi dhënë aq shanse që të ndodh edhe pse gjasa kishte të ndodh nga çdo incident në tjetrin, si pasojë e provokimeve të agresionit të forcave antikombëtare. 

Luftërat do të ketë gjithmonë edhe në kohë paqeje, porse metodat e saja do të jenë të ndryshme edhe kur nuk ka krisma armësh dhe vrasje masive do të ketë fronte të ngjashme lufte, ato fronte do të jenë në politikë, në ekonomi, në kulturë e gjetiu. Ne në fakt kemi një paqe të ndryrë (nga faktori ndërkombëtar), por jo edhe një luftë të përfunduar sepse armiku ynë nuk pajtohet me paqen dhe ne nuk do të heshtim armët për ta toleruar agresionin e saj dhe nëpërkëmbjen e lirisë sonë.  

Nga kjo gjendje që kemi tani, lufta mbase ka implikime ndërkombëtare, nga që armiku ynë ka ose gëzon mbështetjen e përhershme të Rusisë, ndërsa ne në krah kemi mikun tonë të  përhershëm Amerikën të dyja superfuqi në Botë.  Fati ynë ka koniciduar që ne jemi në krahun e të fortit vazhdimisht dhe kjo na jap një siguri qe ne të mos nënshtrohemi në luftëra. 

Lufta e UÇK-së është dhe duhet të jetë arka më e çmuar e jona, ajo duhet të jetë e paprekur, dhe jo të shkërmoqet në duart e secilit.  

Duhet pranuar faktin se UÇK-ja, nuk u la siç do të duhej të ishte arkë e paprekur, ajo u vë në duart e secilit, sepse nga madhështia e saj u orvat të përfitohet shumë dhe gjithçka në emër të saj, të shenjtë. Nëse, këtë arkë e nxorëm nga fundosja pse do të duhej ta dëmtonin më pastaj vet ne, e pikërisht nga ata që u përfshinë të nxjerrin atë nga ajo fundërrina. Fundi ajo u nxor edhe me ndihmën e miqve tanë perëndimor, pa të cilën nuk mund të krekoseshim më këtë arkë. Por, të mos lejojmë që edhe më tutje arka e paprekur (UÇK) të jetë argëtuese për secilën që do ta mbaj në duar si hisedar i saj. 

UÇK është si arka e paprekur që duhet të shkëlqejë, duke u kujdesur për të gjithherë dhe jo më fasadë fjalësh siç po e tregojmë deri më tani, me argumentim të të drejtës, të lirohet nga akuzat e vëna nga kush do. Ne gjithashtu duhet të kujdesim që luftën të mos e shohim si një tipar apo si një rrjedhojë e domosdoshme e shtetit tonë të pavarur sepse dihet që ne ende nuk jemi një fuqi, ashtu siç është Izraeli në Lindje.  

Pra, kujdesi ynë është që arka të mos dëmtohet nga fërkimet që po i bëhen, njëkohësisht të mos investojmë padobishëm në pamaturinë tonë se lufta ka mbaruar përgjithnjë dhe përgjithmonë ajo vazhdon siç thash më lartë, por me metoda të tjera.  

Disa prej tyre janë në agjendë të armikut siç është lufta politike - Zajednica një ndarje territoriale dhe etnike., në ekonomi - Trepça, Ujmani., në kulturorë - Manastiri i Deçanit dhe kisha të tjera. Në këto fusha do të zhvillohet gjithsesi një luftë e papërfunduar me serbe që duket se tash kjo ka marrë edhe një akses ndërkombëtar.  

Le të kujtojmë që në këto 20 vite, shpesh në vendin tonë kemi pasur afër anarki, e cila nuk do të thoshte shkoqur se kishim edhe kaos, por në fakt kishim mungesë të qeverisjes së vërtetë në vend, si pasojë e mosdijes politike e cila shfaqej, ngaqë nuk kishte ide politike ti kundërvihej të gjitha metodave të reja të luftës.  

Pra, lufta vazhdon, ne do të jemi në luftë derisa armiku nuk do të pajtohet me padrejtësinë dhe dëmet që ka shkaktuar ndaj fqinjit të tij. Nuk kemi pse të mos pajtohemi tani më këtë gjendje, por se dhe kjo gjendje duhet të na mbaj mbase edhe të gatshëm të mos bëjmë gabime të njëjta, që të jemi të përsëritshëm që të falim ndonjë gjë tjetër, siç ka ndodhur më herët. 

Në këtë fazë kur ne kemi shtetin e pavarur, këtë e di edhe armiku që struktura jonë e forcës së sigurisë është më e rregullte, se sa kur nuk e kishim bazë shtetin, madje forcat tona janë të trajnuara edhe me forcat e NATO-së dhe kjo nuk mund të anashkalohet assesi nga Serbia sepse as ne nuk jemi atje ku ishim më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat