“Shpirti ekziston”

Opinione

“Shpirti ekziston”

Nga: Skënder Mulliqi Më: 3 korrik 2021 Në ora: 07:30
Skënder Mulliqi

Kohën e fundit më të vërtetë gjithnjë po më  vjen vështirë të shkruaj. Ne fakt gati çdo ditë edhe po shkruaj, diçka, por së sa është më vlerë ajo mbetet ta thonë të tjerët. Por , sigurisht që pas çdo shkrimi megjithatë ndihem pak më mirë.

Lirohem nga një pjesë ndoshta e energjisë dhe lirohem nga vetvetja ime. Mendoj, së ndoshta jam duke dhënë një kontribut sado të vogël për njerëzit dhe shtetin e këtij nën qielli. Edhe këtë le ta vlerësojnë lexuesit e nderuar. Edhe në dashuri njerëzit e humbin besimin , e humbin besimin duke kërkuar më të mirën, më të vlefshmen dhe duke kërkuar atë që jetën e bënë më të lumtur. Nuk duhet të harrojmë megjithatë së dashuri gjithmonë ka pasur dhe do të këtë sa të jetë kjo botë.

Në rrugën  tonë jetësore hasim në të mirën dhe të keqen, kemi gjithfarë përjetimesh…Jeta është fragmentare si copat të cilat dëshirojmë ti bashkojmë e nuk mundemi të bëjmë këtë gjë kurrë.

Gjithmonë ëndërrojmë dhe dëshirojmë të jemi së bashku më ata që i duam , më ata të cilët I kemi mendimet e përbashkëta jetësore. Jo gjithmonë , nuk na duket rrethi ku jetojmë  i bukur …Kam mësuar dhe mësojë për gjendjen shpirtërore të njeriut, për dallimet , për emocionet, dhe dhembjet e tyre .Gjithë jetën më mundësitë dhe dijen i jam kundërvu padrejtësive , të cilës formë të paraqitur. Jam munduar dhe mundohem mos më qenë kalkulant, dhe as që kam menduar për pasojat kur bëhet fjalë për padrejtësitë që ju bën qytetarëve pas luftës .Babai im i ndjerë më ka mësuar, që mos t ë pranojë pa vetëdije asgjë , mos të bie pre e autoriteteve, duke ju marrë patin më servilizëm.

Sigurisht së shumë çka është gjenetike, dhe gjenetike është edhe inati, për të jetuar vertikalisht, pa u nënshtruar. Kjo është edhe moto e jetës time. Sigurisht së kjo në këtë botë të mbushur plotë sherre është si shpatë më dy teha. Të tillët si unë edhe nuk kalojnë mirë, së kjo botë është mbushur më shumë më pandershmëri së sa që po jetohet ndershmërisht. Para së më qenë zotëri duhet më  qenë njeri. Shpesh njeriu duke dashur të plason ide të reja dhe dobiprurëse, nuk arrin ti bashkon të gjithë ato fragmente të shkëputura.

Mbulimi I gjithë asaj që është reale më të pa vërtetat , nuk më shkon për dore. Bota nuk është reale si e paramendojmë  ne megjithatë e kemi për detyrë që ta bëjmë një botë më të lumtur , një botë të cilën edhe e kemi të ngulitur diku thellë në mendjen tonë. Edhe unë , por edhe shumica nuk janë shumë të lumtur, nuk ju bëhet fytyra e qeshur si fëmijëve të pa djallëzuar. E sigurisht së kemi dëshira që shpesh të bëhemi të lumtur si fëmija…Jeta është si brisk i mprehtë mbi të cilin jetojë , por jo edhe t’i mi ndalë në synimet e mia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat