Përse politikanët qëndrojn të ”salduar” për kolltuqet - dorëheqja nuk qëndron në fjalorin e tyre

Opinione

Përse politikanët qëndrojn të ”salduar” për kolltuqet - dorëheqja nuk qëndron në fjalorin e tyre

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:50
Ruzhdi Peçani

Dorëheqja është akt i tërheqjës nga një pozicion udhëhëqës në administratën shtetrore apo ndërmarrje të mëdha. Dorëheqja bëhët nga arsyet nga më të ndryshmet,implikimit në ndonjë veprim të palejuar,gabimeve në punë dhe përfshirjes në ndonjë aferë për të cilën më humb mbështetja nga bashkëpuntorët dhe opinioni publik.Dorëheqjet zakonisht bëhen apo epen në formë të shkruar,por nuk do thotë se patjetër duhet pranuar nga instanca që i ofrohet.

Gjerë në shekullin e 19 dorëheqja ishte e panjohur,ngase mbretërit nuk jepnin dorëheqje,kujt t´i jepnin (ata edhe ashtu thonin se në fron qëndronin me dëshirën e Zotit), ata mund të tërhiqeshin vetëm nga një trysni nga një më i forte.

Dorëheqja si qëndrim apo akt moral në Kosovë nuk ekziston,thënë thjesht nuk përdoret.Pavarsisht se për ç´farë qëndron dyshimi apo akuza –politikantët nuk japin dorëheqje.

Mund të themi se akt moral,në skenën politike,nuk ka kur nuk ekziston morali. Skena politike,së paku gjerë tani, qëndron kështu. Dhe atëherë kur para kabineteve të ministrave protestohet,nga qytetarët po dhe OJQ, përjigjet i kanë eksplicite “dërgojeni në gjykatë”,pavarsisht se akuzohen apo janë të dyshuar për korrupcion,keqpërdorim detyre apo përgjegjisë,apo krim të organizuar,që ka patur dhe këso rasti,nga kolltuku nuk largohen me vetëdëshirë.

Mungesa e përgjegjësisë dhe tregu politik

Si shumë hera ka ndhur që “topi” i përgjegjsisë të hudhet tek vartësit apo partitë tjera politike. Kështu,si shumë hera. Nuk mund të ketë akt morali në skenë në të cilën nuk ekziston morali fare kishin krijuar arsyetim të mjaftuar për të gjtha që kan ndodhur në vend. Nuk mund të të ketë akt morali në skenën politike në të cilën nuk ekziston morali.Fakti flet se asnjë zyrtari të lartë,në isnstitucionet shtetrore në Kosovë, nuk i kishte shkuar mendja fare të japi dorëheqje,në momentin kur ishte i dyshuar apo i akuzuar.

Dyshohet se kanë ndodhur raste,kur zyrtari apo një ministër, kanë nënshkruar edhe dokumente si kontrata apo marrëveshtje,edhe nën akuzë. Kjo vëshstirë se mund të ketë ndodhur në historinë e re politike institucionale,ne i kuptojmë motivet. Po këta,po të humbisnin punën,mund të ndodhi që nuk do dinin çka të bëjnë tjetër,ngase ky vend ishte i vetmi vend në të cilin po dhe ke qenë i mangët nga dituritë dhe të mos punosh asgjë, po të jesh i vendosur në pozitë të lartë shterore.

Dhe kështu në mungesë të përgjegjësisë që ishte,kemi këtë gjendje që nuk kemi edhe vlerën që njerzit të ndiejn nevojën po të tregohet se kanë punuar me shumë gabime,nuk kanë punuar ashtu si do duhej,që si akt moral të jepnin dorëheqje,apo që partia së ciles i pëkiste ta largonte nga funksioni që kryente.
Politikanët në Kosovë largohen nga pozicionet vetëm kur çështja është për pazare politike,saktësisht atëher kur u përgjigjen interesave të shefave të partive. Në këtë kuptim ne jemi shoqëri parapolitike,në të cilën në çfardo mënyre tentohet të krijohet konteksti se kjo e gjitha është farkuar dhe mëtëj nuk mund të shkohet. Kjo është parë dhe ishte mjaftë e dukshme,këta njerëz asgjë nuk prodhonin,asgje nuk kontribuonin. Ata sikur ishin të ngulitur në ato pozicione duke shkuar sipas sistemit, sa të shkoj le të shkoj: “Do marrë pagë të mirë sa të më mbajnë këtu. Po edhe kur të marrë aktakuzën ,çka do bëja unë…kur gjyqësia dhe drejtësia është çfarë është,përse ta japi unë këtë? Këtu mund të shfrytzohet edhe ndonjë veturë po dhe mëditje - Pse jo”.

Kështu dorëheqja qëndron si ideal në rastin e mungesës të suksesit. Pra mungojnë rezultatet – nuk ka më pozitë dhe privilegje,dorëheqja duhët të ndodhi patjetër … Këtu mund të ndodhi edhe një detaj që quhet si obligim i kontraktuar,ku dorëheqja do të thotë shumë,kushtoj shumë… nuk qëndron gjithëçka në dashuri,shumëçka nga kjo qëndron në interes parash.

Dorëheqja është akt moral i çmuar ndër ata që përmbajnë etikën dhe moralin,që tregojnë se janë të vetëdijshëm për përgjegjsinë përsonale në veprimet kundërligjore,duke pritur gjerë në fund hetimin nga kompetenca – NDOSHTA! Kur diç ndodhë njëher - ndohë! Kur ndodhë së dyti – rastësi! Po kur kjo në vazhdimësi përsëritet i themi – shprehi! Në këtë shtet,parreshtur brenda 20 viteve,të rinjët kan fituar shprehit për padrejtësinë,mashtrim dhe ne atë se gjithëçka mund të blihet me para.Ndershmëria dhe të mësuarit nuk shpaguhen! Po të vazhdohet kështu,do ua lëmë këtë trashëgimi?!

Partitë politike në Kosovë me shumë sukses kishin instaluar kulturën e mos dhënjes së dorëheqjës dhe mos ndëshkueshmërisë, kjo që u mundsonte personave të viheshin në pozita menagxheriale si në ndërmarrje publike dhe admnistratë shtetrore dhe atëher kur ishin të akuzuar.Sipas Raportit të KDI me emërtimin “Politika e kriminalizuar”,që nga 2008 e gjerë më 31 maj 2020, epen këto të dhëna: Në këtë periudhë ishin ngritur 298 aktakuza ndaj 216 politikanëve, nga të cilat 210 aktakuza të ngritura në kohën gjerë sa kryenin funksione zyrtare të larta.

Të akuzuar më së shumti nga PDK , Po dhe LDK

Në mesin e politikanëve nën aktakuza më së shumti ishin nga PDK. Kundër 67 nga ta,të kësaj partie,ishin ngritur 89 aktakuza. Vëndin e dytë e zinin ata të LDK,37 nga ta me 48 aktakuza, pas tyre pasonte AAK me 32 aktakuza për 22 antarë.Nën aktakuza ishin edhe 19 antarë nga NISMA me 26 aktakuza dhe AKR me tri.Ndaj Vetvendosjes ishin 19 antarë me 26 aktakuza dhe 10 antarë të PSD me 17 aktakuza. Ndaj pakicave ishin 47 aktakuza nga këto 22 ndaj politikanëve serb.

Nga 298 aktakuza të ngritura ishin 351 vepra penale, 204 vepra penale ishin të lidhura me korrupsionin.Dhe nga 298 aktakuza të ngritura kishin ndodhur vetëm 8 dorëheqje!

Dhe tani,në mungesë etike dhe morali politik,deshën apo jo hyri “fshisa me lopatë”.Filloi me bordet e ndërmarrjeve publike.Po përse opozita kundërshton këtë?! Përgjigjen e kanë më sipër!

Kjo maxhorancë dhe kjo qeveri,vetë Kryeministri Albin Kurti,ndër reformat,do duhej patjetër të instaloj etikën dhe moralin politik.Besoj se Kryeministri kabinetit qeveritar ua ka vënë në dijeni nocionin e përgjegjësisë dhe aktit të dorëheqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat